Gjuriq: I rezistuam të gjitha sfidave për të pranuar imponimin e pavarësisë së Kosovës

Đurić i Brajan Mast
Burim: Kosovo Online

Në 14 vitet e fundit, pavarësisht sfidave të shumta, Sërbia dhe udhëheqësia e saj arritën t'i rezistojnë presioneve për të pranuar imponimin e pavarësisë së Kosovës, theksoi ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, duke shtuar se rreth kësaj çështjeje egziston konsensus. Vuri në dukje se Albin Kurti nuk e meritonte ndryshimin e qëndrimit të Unionit Europian dhe anulimin e masave të vendosura Prishtinës nga Brukseli.

Gjuriq tha se interesat kombëtare të Sërbisë janë ruajtja e stabilitetit, pavarësia në vendimmarrje, neutraliteti ushtarak, zhvillimi ekonomik, lufta për përmirësimin e pamjes demografike dhe se rreth kësaj duhet të egzistojë konsensus.

"Në kuadër të historisë së pavarësisë, e rëndësishme është ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit, diçka pa të cilën nuk mund të imagjinohet politika serioze. Ky është subjekti ynë natë e ditë në ruajtjen e këtyre pozicioneve. Në 14 vitet e fundit, qysh kur kam marrë pjesë në politikën shtetërore, kemi pasur kaq shumë sfida dhe kemi arritur t'i rezistojmë presioneve që Sërbia të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Rezistuam falë konsensusit dhe falë kapacitetit të udhëheqjes shtetërore. Isha, jo një herë, dëshmitar i presioneve ndaj të cilave ishte i ekspozuar presidenti i Sërbisë. Kemi konsensusin se nuk pranojmë imponimin e pavarësisë së K&M", theksoi Gjuriq për Juronjuz Sërbia.

Pyetjes nëse mund të pritet që SHBA të përfshihen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, u përgjigj se, pavarësisht se sa shumë dëshirojmë t'i japim rëndësi vetes dhe problemeve tona, në kohën kur pllakat tektonike në botë po lëvizin, nuk pritet që ndonjë nga aktorët kyç të merret me këtë rajon, përveç nëse ka krizë, ndërsa Sërbia, vëren, do të bëjë gjithçka që të mos ketë. Gjuriq tha se presidenti i SHBA Donald Tramp në mandatin e parë kontribuoi në përmirësimin e klimës dhe se iniciativa e tij, Marrëveshja e Uashingtonit, ishte hap i mirë në drejtimin e duhur.

"Fokusimi në marrëdhëniet ekonomike, çelja e linjave ajrore, ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave, mund t'ua heqë argumentet nga duart atyre që udhëheqin politikë toksike", tha ministri.

Gjuriq theksoi se politika e Albin Kurtit është krejtësisht në kundërshti, se ai është ideologjikisht i kundërt, pasi është kombinim i ideve ultranacionaliste dhe disa ideve të majta.

Nuk mendon, thotë, se Kurti shikohet më mirë nga Brukseli sesa nga SHBA, duke pasur parasysh se masat e vendosura Prishtinës, ende janë në fuqi.

"Por shikoj propozime për të hequr ato masa kufizuese. Nuk mendoj se Kurti e ka merituar një ndryshim qëndrimi. Nëse mendojnë se me zgjedhjen demokratike të katër kryekomunarëve në veri është provë që nuk po bllokon dialogun, atëherë kjo është humbëse pasi kjo do të përfaqësonte heqjen dorë nga drejtësia", nënvizoi ai.

Gjuriq tha se për Sërbinë është e rëndësishme që të zhvillojë marrëdhëniet e saja me SHBA dhe shprehu besimin se viti 2026 do të jetë viti i dialogut strategjik me Amerikën.

"Ne jemi pjesë gjeografike e Europës dhe kemi çdo interes që ndaj një milionë njerëzve që i përkasin origjinës sonë në SHBA, të ndërtojmë ura” shtoi ai.

Gjuriq tha se me ardhjen e Tramp, marrëdhëniet SHBA-Sërbi përparojnë dhe se kjo shikohet dhe nga takimet e nivelit të lartë, por dhe konkretisht në raportet e Uashingtonit ndaj temave që për Sërbinë kanë domethënie kombëtare.

Në lidhje me këtë, kujtoi situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ku administrata e Tramp, braktisi tentativat e unitarizimit të B&H, hoqi sanksionet ndaj udhëheqësve të RS dhe ripërtëriti bashkëpunimin me Republikën Sërbe të Bosnjës.

Kur është fjala për Kosovën, kujtoi se administrata e Trampit anuloi dialogun strategjik me Prishtinën për shkeljet e të drejtave të sërbëve dhe ndërpreu ndihmën.

“E gjithë kjo është bërë dhe para presioneve të mëdha të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shqiptarët në SHBA janë kaq të organizuar dhe ndikues dhe është me të vërtetë e çuditshme sesi arritëm që të shkonim deri në mirëkuptimin e administratës amerikane për pozitën sërbe”, sqaroi shefi i diplomacisë sërbe.

I pyetur për Groenlandën dhe qëndrimet e SHBA dhe BE, vuri re se vendet që njohën Kosovën, tani vajtojnë më shumë.

“Si pra integriteti territorial dhe sovraniteti i Sërbisë nuk vlen si ai i vendeve të tjera. Të gjithë kujtojmë historitë cinike që Kosova është rast unik që nuk do të përsëritet, të cilat lindën nga, sikurse thanë, shkelja e të drejtave të njeriut, karakteri kriminal i regjimit në atë kohë dhe se kjo do të jetë çështje demokratike kur të qërrojmë regjimin jodemokratik. Unë isha maturant kur ra regjimi i Millosheviqit dhe isha pjesëmarrës në protestë. Më kujtohet mirë që na thanë se nëse ndryshojmë qeverinë, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen çështje demokratike. Por e gjithë kjo ishte pretekst që bashkësia jonë shtetërore të përçahej. Tani kemi erëra të tjera në bashkësinë ndërkombëtare", shpreh bindjen Gjuriq.

Ky i fundit nënvizoi se Sërbia sot është më e fortë ekonomikisht, ushtarakisht dhe në mënyra të tjera, sesa dekadën e kaluar.

"Sërbia ka miq në të gjitha kontinentet, ka nga ata që nuk mendojnë mirë për të, por ka rrjet të tillë miqsh dhe bashkëpunëtorësh në bashkësinë ndërkombëtare saqë nuk mund të përsëriten ato lloj ngjarjesh të fundviteve ’90. Dhe marrëdhënia me fuqitë kyçe, është marrëdhënie respekti e ndërsjelltë. Me Sërbinë sot nuk flitet me gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve", tha ministri.

Tha se Sërbia po e analizon me kujdes situatën dhe se me kapacitetet institucionale që ka, nuk beson se egzistojnë arsye për t'u frikësuar më shumë, sesa shtetet e tjera europiane dhe botërore.

"Nuk mund të them asgjë paraprakisht për Groenlandën. Mund të vazhdoj vetëm të them se çfarë lloj karme kthehet", shtoi ai.

Gjuriq, i pyetur për BE, tha se Sërbia është mik besnik dhe se nëse do të ishte anëtare e Unionit, me siguri do të ishte mbrojtësja më e fortë e interesave europiane.

"Por ne në BE nuk na kanë pranuar për 20 vjet. Pesë vjet nuk çelin Kapitullin 3 ndonëse janë përmbushur të gjitha sipas notave të tyre. Ne dëshirojmë të bëhemi anëtar i BE, por derisa nuk jemi anëtarë, nuk mund t’i ndajmë të gjitha barrat e përgjegjësisë sikurse të ishim”, tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se Sërbia dëshiron që mbarë Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE dhe se kjo sigurisht do t’a forconte Unionin, por që duket se në këto momente fokusi i vëmendjes është diku tjetër dhe çmimi është se Europa nuk mund të mbështetet në masë të plotë në mbështetjen dhe kapacitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai bëri të ditur se Sërbia së shpejti do të çelë ambasadë në Riga, nga ku do të mbulojë vendet balltike, çka që do të hapë mundësinë për të biseduar me vendet në pjesë të Europës ku argumentet sërbe janë më pak të njohura.

“Jam i bindur se ky vit do të jetë i angazhimit të thellë në thellimin e mirëkuptimit për pozitën e Sërbisë aty ku egziston skepticizmi”, shtoi ai.

Gjuriq bëri të ditur se Sërbia do të çelë ambasada në Vjetnam, Gjeorgji, Tanzani dhe në disa vende.

Përsa i përket rajonit, tha se Sërbia dëshiron që mjedisi përreth të avancojë drejt anëtarësimit në BE por dhe nuk dëshiron që të mungojë kjo rrugë.

Gjuriq shprehu besimin se për shkak të raporteve ndaj Sërbisë, askush nga rajoni nuk mund të pranohet sipas radhës në BE.

“Kjo në këtë mënyrë nuk do të ndodhë. Strategjia e zgjerimit nuk do të bazohet që njëri-tjetrin t’a paraqesim negativisht, por që për përparim duhet të paraqesim pjekuri, përgjegjësi dhe gatishmëri në bashkëpunim”, tha ai.

Gjuriq tha se egziston shkallë e lartë e skepticizmit tek disa shtete të BE rreth zgjerimit dhe se dëshirojnë që të shikojnë Ukrainën, Moldavinë dhe disa të tjerë para vendeve tona në Union.

“Besoj që tek vendet kryesore të BE këtë vit të egzistojë gatishmëri për zgjerim, por disa zgjedhje të mëhershme tregojnë se kjo mund të ndryshojë. Ndaj mbështetja e politikës në sigurinë e anëtarësimit është e parakohshme dhe nevojitet politikë bashkëpunimi në rajon”, shtoi ai.

Në shembullin e Albin Kurtit, në zgjedhjet e fundit, vurëm re se pikët u kërkuan pikërisht në konfrontim dhe politikën negative kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike.

“Besoj se Sërbia duhet të udhëheqë politikën e së ardhmes. Është në interesin tonë që kufijtë të hapen dhe rajoni të bashkëpunojë më ngushtë. Vizioni i presidentit Aleksandar Vuçiq për Ballkanin e Hapur, ishte iniciativë pionere, që pavarësisht dinamikës në BE dhe proçesit të zgjerimit, ne në rajon, pa pritur për ato procese, të vendosim bashkëpunim. Por jo gjithmonë kjo përgjigjet me ndershmëri, përzemërsi dhe qëllime të mira”, theksoi Gjuriq.