Gjuriq: Kundërshtojmë anëtarësimin e Prishtinës në Konferencën e Hagës dhe në organizma të tjerë derisa Kurti cënon të drejtat e sërbëve

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në fund të vizitës dyditore në Holandë, ka theksuar se kjo vizitë ka qenë me domethënie të madhe dhe për perspektivën europiane të Sërbisë. Ai theksoi si domethënëse dhe takimin me sekretarin e përgjithshëm të Konferencës së Hagës për çështjet në lidhje me Kosovën, pasi Sërbia beson se nuk duhet të shkohet deri në anëtarësimin e Prishtinës në të tilla organizma kur rregjimi i Albin Kurtit cënon të drejtat njerëzore të sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

“Kjo vizitë është shumëfish e shfrytëzueshme për raportet mes Sërbisë dhe Holandës dhe e një rëndësie të veçantë dhe për perspektivën europiane të Sërbisë. Kemi patur dialog kualitativ dhe të suksesshëm me deputetët në parlamentin holandez nga parti të ndryshme. Mes tyre ka dhe nga ata që që janë miqësorë dhe nga ata që janë mjaft skeptik për çështrjen e eurointegrimit në përgjithësi. Në çdo rast kemi histori të shkëlqyer për vendin tonë, rreth përpjekjeve të mëdha që po investojmë në reformat institucionale, zhvillimin ekonomik dhe shumë aspekte të tjera” ka thënë Gjuriq pas takimit me kolegun holandez Kaspar Veldkamp.

Ai theksoi se në Hagë ka patur seri takimesh të rëndësishme përfshirë dhe vizitën tek Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës çka ishte jashtëzakonisht domethënëse për marrëveshjen e statusit të së drejtës ndërkombëtare të Sërbisë.

“Konferenca e Hagës merret me marrëveshjet nga fusha e të drejtës private ndërkombëtare dhe rritjen e marrëveshjes bazë të Sërbisë. Në fakt kjo shkakton mjedis më të mirë ekonomik dhe forcon lidhjet ekonomike të vendit tonë me vendet e tjera. Për shembull, përmes marrëveshjeve që garantojnë se kompanitë mund të rregullojnë raportet juridike sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Biseda me Sekretarin e Përgjithshëm të Konferencës së Hagës ishte domethënëse edhe për çështjet që lidhen me Kosovën e Metohinë, sepse besojmë se nuk duhet të shkohet deri tek anëtarësimi i Prishtinës në të tilla organizma në momentin kur rregjimi i Albin Kurtit cënon të drejtat e njeriut të sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Çdo muaj shikojmë hap të ri pas në dialog” theksoi ministri Gjuriq.

Ky i fundit shfrytëzoi rastin t’i njohë bashkëbiseduesit holandezë për pozitën e sërbëve në Kosovë.

“Në bisedën e djeshme me përfaqësuesin Special të OSBE për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, biseduam rreth respektimit të të drejtave të pakicave të komuniteteve kombëtare në Sërbi. Veçanërisht theksova përpjekjet që Sërbia po investon tek mbrojtja e komuniteteve pakicë dhe krenarinë që kemi për diversitetin e tyre. Nga ana tjetër, kam vënë në dukje edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen sërbët në Kosovë e Metohi” tha Gjuriq.

Në bisedime është bërë fjalë dhe rreth përshpejtimit të integrimit europian të Sërbisë.

"Disa deputetë nga partia në pushtet më pyetën direkt se çfarë mund t'u thonë ata zgjedhësve të tyre-për çfarë do të mbështesin afrimin e mëtejshëm të Sërbisë me Bashkimin Europian. Kjo është temë konkrete dhe e rëndësishme" vuri në dukje shefi i diplomacisë sërbe.

Ky i fundit tha se shembulli është kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike apo migrimin ilegal, çka për Holandën janë kyçe dhe është e qartë se Bashkimi Europian nuk mund të jetë i plotë pa Sërbinë.

“Vendi ynë luan rol domethënës në ndalimin e migracionit të paligjshëm, pasi ndalim më shumë se 70% të kalimeve ilegale të ‘rrugës ballkanike’, ndonëse nuk zëmë 70% të Ballkanit. Falë organeve efikase të policisë dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimit me Fronteks, po ndihmojmë që kjo pjesë e Europës të mos pushtohet nga valët e migrimit ilegal. Kjo është një nga shumë arsyet përse deputetët e vendeve si Holanda duhet të mbështesin afrimin e mëtejshëm të Sërbisë me Unionin Europian” theksoi ministri Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se arsyet thelbësore qëndrojnë në atë që Sërbia sot është ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europën Juglindore dhe ka mundësi që këtë vit, nëse nuk i krijon probleme vetes me trazira të brendshme, të bëhet ekonomia më e suksesshme në rritje në Europë.

Ai tha se bisedimet u zhvilluan në atmosferë jashtëzakonisht të mirë dhe se ndonëse ende do të arrihen konkluzione, mund të thuhet se pas kësaj vizite, bisedime me biznesmenët holandezë, deputetë dhe përfaqësuesit më të lartë të qeverisë holandeze, raportet mes Sërbisë dhe Holandës shkojnë në hap të dukshëm përpara.

"Kjo vizitë nuk do të jetë fundi-do të vazhdojmë që me Mbretërinë e Holandës të zhvillojmë lidhjet ekonomike, politike, kulturore dhe të tjera" tha Gjuriq.

Ky kujtoi se në Holandë jeton numër i madh i mërgimtarësh nga Sërbia ashtu sikurse është vend me potencial të madh shkencoro-teknologjik.

"Dhjetëra mijëra njerëz në Sërbi tashmë punojnë në kompani holandeze, dhe në disa kompani sërbe po ashtu operojnë me sukses këtu. Për shkak të gjithë kësaj, jam shumë i kënaqur që patëm mundësinë e këtyre vizitave gjatë dy ditëve në Holandë. Përsa i përket takimit me investitorët, Holanda është një nga investitorët më të mëdhenj në Sërbi. Kompanitë holandeze që tashmë operojnë në Sërbi në 90% të rasteve, kanë vetëm fjalë lavdëruese për klimën e biznesit. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe u prezantova mikpritësve tanë sistemin kompleks të stimujve që ofron qeveria sërbe për teknologjitë inovative dhe sektorin fillestar. Qysh nesër në Beograd do të zhvillohen bisedime mes disa kompanive holandeze me përfaqësues të Qeverisë së Sërbisë si rezultat i takimeve të sotme, ndërsa pres dhe vizitën e delegacionit të biznesit nga Holanda në periudhën e ardhshme” ka konkluduar ministri Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe, bisedoi sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Hagë, me ministrin e Jashtëm holandez Kaspar Veldkamp, ​​si dhe me përfaqësues të Komisionit për Çështje Europiane të Parlamentit të Holandës.