Gjuriq: Me agresionin e 1999, nisi kolapsi i të drejtës ndërkombëtare, Sërbia shtyllë e mbrojtjes së Kartës së KB
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq theksoi në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Karta e KB është dokument që ose duhet të zbatohet nga të gjithë, ose nga askënd, duke thënë se Sërbia qëndron shtyllë mbrojtëse e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe strofa më e fortë e paqes globale dhe në Ballkanin Perëndimor. Gjuriq theksoi se Sërbia beson se Kombet e Bashkuara duhet të jetë qendër e pazëvendësueshme e rendit ndërkombëtar.
Gjuriq falenderoi Kinën si kryesuese e Këshillit të Sigurimit dhe ministrin e punëve të jashtme për organizimin e debateve nën titullin “Ruajtjen e synimeve dhe parimeve të KB dhe forcimi i sistemit ndërkombëtar me KB në qendër” si dhe temat me rëndësi thelbësore për të ardhmen e rendit ndërkombëtar dhe ruajtjen e paqes në botë.
Ai paralajmëroi se bota ndodhet në uraganin gjeopolitik në të cilën konfliktet e armatosura, krizat humanitare, destabiliteti energjitik dhe ekonomik, si dhe kriza e thellë e besimit tek institucionet ndërkombëtare, bashkohen në vorbull të rrezikshme që kërcënon të gëlltisë vetë themelet e rendit ndërkombëtar.
Konstatoi se e drejta ndërkombëtare përherë i lë vendin interesave të fuqive në përballjen gjeopolitike.
"Dhe ajo që shqetëson veçanërisht, është ajo çka ky proces gjithmonë e më pak po bëhet krizë e përkohshme dhe gjithnjë e më shumë kolaps sistematik i rendit egzistues. Pikërisht për këtë, debati i sotëm arrin në thelbin e ruajtjes së kredibilitetit të rendit ndërkombëtar bazuar në Kartën e KB. Nëse ky dokument pushon së qeni kompas universal, ligjor e moral të marrëdhënieve ndërkombëtare, bota do të kthehet në logjikën e forcës, sferave të ndikimit dhe ligjin e të fortit", paralajmëroi Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se Karta e KB nuk ishte menduar si dokument që do të zbatohej selektivisht-apo do të zbatohej për të gjithë njësoj apo të mos zbatohej më për askënd.
Theksoi se kjo për Sërbinë nuk është temë abstrakte, pasi fjala është për vend që ka eksperiencën nga "dora e parë" për pasojat e shkatërrimit të parimeve themelore të Kartës së KB.
"Kutia e Pandorës e kolapsit të së drejtës ndërkombëtare u hap në vitin 1999 me agresionin e vendit tonë, i ndërmarrë pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB. Atëherë u tregua se forca mund të vihet mbi ligjin, se ky Këshill mund të anashkalohet kur vendimet e tij nuk janë sipas vullnetit të të fuqishmëve dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial nuk janë të pacënueshëm nëse ka fuqi të mjaftueshme politike dhe ushtarake për t'i shkelur. Kjo jo vetëm që shembi paqen në një vend, por dhe tronditi thellësisht vetë themelet e rendit juridik ndërkombëtar", theksoi shefi i diplomacisë sërbe.
Kur një tregon se Karta e KB nuk zbatohet njësoj për të gjithë-atëherë askush nuk mund të pretendojë bindshëm se parimet e së drejtës ndërkombëtare janë universale dhe të pandashme, nënvizoi Gjuriq.
"Kur shkelet parimi për herë të parë, ai pushon së qeni i tillë. Rregullat që zbatohen selektivisht pushojnë së qeni të tilla", shtoi ministri.
Ai kujtoi se lufta përfundoi në vitin 1999 me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dokument juridikisht detyrues për të gjitha shtetet anëtare të KB i cili përfshinte qartë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, por u bë një nga dokumentet më të shkelura dhe të neglizhuara të miratuara ndonjëherë nga KS i KB.
Gjuriq tha se Sërbia beson se Kombet e Bashkuara duhet të mbeten qendra e pazëvendësueshme e rendit ndërkombëtar, jo sepse është perfekt, por sepse nuk egziston alternativë të besueshme ndaj sistemit të bazuar në rregulla universale dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjitha shteteve.
"Përgjigja ndaj krizës së multilateralizmit nuk është kërkimi i formulave të reja, por guximi për t'u rikthyer në atë për të cilën bashkarisht u dakordësuam", ka shprehur bindjen Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se multilateralizmi që sot mbrohet, nuk u krijua në kohë paqeje dhe rehatie, por nga hiri i dy luftërave botërore dhe nga vuajtjet e popujve që paguan çmimin më të lartë për liri.
"Sërbia e di mirë këtë çmim. Ka pak popuj që mund të dëshmojnë me besueshmëri për sakrificat e bëra në mbrojtje të lirisë dhe në mbrojtje të parimeve mbi të cilat mbështetet sistemi modern ndërkombëtar: barazia sovrane e shteteve, respektimi i integritetit territorial dhe besimi se rregullat universale duhet të zbatohen njësoj për të gjithë", tha Gjuriq.
Ai paralajmëroi se në momentin kur këto parime braktisen dhe bëhen selektive, sërish i hapet dera botës në të cilën vetëm pushteti përcakton drejtësinë dhe në të cilën aktor kërkon të imponojë dominimin me forcë.
Gjuriq prezantoi të dhënat se Sërbia në Luftën e Parë Botërore, humbi rreth 1.3 milion njerëz, gati 26% të popullsisë së atëhershme të saj.
"Breza të tëra u zhdukën. Dhe para se ato plagë të shëroheshin plotësisht, Lufta e Dytë Botërore mori më shumë se 1 milion jetë vendit tonë. Ndaj Sërbia nuk flet për Kartën e Kombeve të Bashkuara, sovranitetin dhe të drejtën ndërkombëtare si koncepte abstrakte. Për ne, këto parime u mbrojtën përmes sakrificave dhe vuajtjeve të mëdha", tha ministri.
Vuri re se, në kohën e ndryshimeve të thella globale, gjithnjë e më shumë organizata ndërkombëtare po rishqyrtojnë mekanizmat e tyre të punës, ndërsa njëkohësisht përpiqen të modernizohen dhe të përshtaten me rrethanat e reja.
Në këtë kuptim, tha se KB80, Pakti për të Ardhmen dhe diskutimi mbi reformën e Këshillit të Sigurimit dëshmojnë për të menduar rreth gjetjes së mënyrës që ajo organizatë të mbetet efikase, relevante dhe t’i përshtatet sfidave të botës moderne.
"Nëse dëshirojmë që Kombet e Bashkuara të ruajnë autoritetin dhe kredibilitetin, besoj se duhet ta rigjallërojmë sistemin. Një perspektivë është reforma e Këshillit të Sigurimit, sesi të jetë më përfaqësues dhe më i përshtatur me realitetin e sotëm. Ky proces duhet të bazohet në konsensusin më të gjerë të mundshëm të shteteve anëtare, me përfaqësim më të madh të vendeve në zhvillim, veçanërisht Afrikës. Njëkohësisht, duke u nisur nga nevoja për përfaqësim rajonal të balancuar dhe gjithëpërfshirës, besojmë se çdo model i ardhshëm i reformës së Këshillit të Sigurimit, duhet të përfshijë vend shtesë për grupin e Europës Lindore. Megjithatë, pa kthim të vërtetë në respektimin e Kartës së KB, asnjë reformë institucionale nuk do të jetë mjaftuese", tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj Kartës së KB e cila udhëheq në raportet me të gjitha vendet e botës, qofshin të mëdha apo të vogla, gjeografikisht të largëta apo fqinje.
Ai tha se angazhimi ndaj vlerave të paqes, sigurisë, raporteve miqësore dhe progresit ekonomik e social karakterizon si politikën e Sërbisë ndaj botës, ashtu dhe politikën ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
"Të jeni të sigurt se Sërbia mbetet shtyllë mbrojtëse e Kartës së KB dhe strofka më e fortë e paqes si në nivel global ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, ndonëse përballet me mungesë përgjegjësie nga ana e disa aktorëve rajonalë, të cilët duke gjykuar nga politikat që ata udhëheqin, nuk interesohen shumë për të drejtën ndërkombëtare dhe kërcënojnë direkt ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale. Do të vazhdojmë të jemi për botë të bazuar në ligj dhe jo në forcë, për botë ku rregullat vlejnë njëlloj për të gjithë dhe ku Karta e KB nuk është instrument politik, por themeli universal i rendit ndërkombëtar", konkludoi ministri Gjuriq.
Seanca e nivelit të lartë po mbahet në kuadër të presidencës së Republikës Popullore të Kinës në Këshillin e Sigurimit të KB.
Atë e çeli sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh me mesazhin se Karta e KB është "udhëzues për mbijetesën e njerëzimit" dhe se sot mund të shikohet erozion i rrezikshëm për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe më shumë ndasi të thellë mes shteteve.
Folësit paralajmëruan se paqja dhe zhvillimi botëror ndodhen në udhëkryq të rrezikshëm dhe bërën thirrje për veprime urgjente.
komentet