Gjuriq me ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë: Qëllimi i Prishtinës në ndërtimin e dy urave mbi Ibër, kërcënim për sigurinë

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko dhe Sergej Malinovski.
Në takim janë marrë në shqyrtim tema të shumta multilaterale ndërsa shefi i diplomacisë sërbe i shprehu mirënjohjen Rusisë dhe Bjellorusisë për qëndrimin parimor për çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë duke theksuar rëndësinë e mbështetjes që marrim prej këtyre vendeve në organizmat ndërkombëtarë.
Ministri Gjuriq vëmendje të veçantë në bisedime, i kushtoi situatës në Kosovë në kontekstin e qëllimeve të Prishtinës për të ndërtuar dy ura të reja mes pjesës veriore e jugore të Mitrovicës së Kosovës, çka është në kundërshtim direkt me rezultatet e dialogut në Bruksel.
Përveç kësaj, Beogradi këtë hap të njëanshëm të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, e kupton dhe si kërcënim potencial të sigurisë dhe paqes në Kosovë ka thënë Gjuriq.
Kur, sikurse spegoi, për këtë shtohet valë e re aktakuzash të motivuara politikisht ndaj sërbëve, "bëhet e qartë se fjala është për makinacione me shtrirje të gjerë të rregjimit të Albin Kurtit e cila drejtohet jo vetëm kundër popullit sërb në krahinë, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekjeve të saja për të ruajtur paqen në Kosovë e Metohi".
0 komentet