Gjuriq me Bonin: Sërbia zgjodhi të afirmohet si një nga partnerët kryesorë të SHBA në Europë

Marko Đurić razgovarao sa pomoćnikom za Evropu i Evroaziju Stejt departmenta Luisom Bonoom
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë Luis Bon, të cilit i ka thënë se Sërbia zgjodhi që të afirmohet si një nga partnerët kryesorë të SHBA në Europë. Tha se Sërbia pret prej partnerëve ndërkombëtarë t’u sigurojë të drejtat dhe sigurinë sërbëve në Kosovë dhe të mbështesin zbatimin e marrëveshjet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në bisedë telefonike, shefi i diplomacisë sërbe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet moderne dypalëshe, të kurorëzuara së fundmi me inicimin e dialogut strategjik si platformë shtesë për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në shumë fusha.

“Me gatishmërinë e shprehur reciprokisht për diskutime strategjike për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, kemi hedhur themelet për një kapitull të ri në historinë tonë të gjatë të përbashkët” vlerësoi ministri Gjuriq, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjuriq përsëriti vendosmërinë e Sërbisë për të bashkëpunuar me administratën e re amerikane me qëllim forcimin e aspekteve politike, ekonomike dhe aspekteve të tjera të marrëdhënieve tona, si dhe për të afirmuar veten si një nga partnerët kryesorë të SHBA në Europë.

Duke e informuar bashkëbiseduesin rreth situatës në Kosovë, Gjuriq ka vënë theks të veçantë në provokimet dhe shkeljet e vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut të sërbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare, duke theksuar se në situatën aktuale të tensioneve të shtuara, Sërbia pret nga partnerët ndërkombëtarë të garantojnë të drejtat dhe sigurinë e sërbëve dhe të mbështesin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë.

Kur është fjala për të gjitha marrëdhëniet ekonomike gjithnjë e më intensive, ministri nënvizoi se SHBA është partner ekonomik shumë i rëndësishëm dhe një nga investitorët kryesorë të huaj dhe se prania e një numri të madh të kompanive amerikane, të cilat përveç operacioneve të suksesshme të biznesit, hapin edhe qendra hulumtimore-zhvilluese, konfirmon mjedisin pozitiv të biznesit në Sërbi.