Gjuriq në bisedë me Li Ming shprehu dëshirën që përmes dialogut të sigurohet jetë normale e sërbëve në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot në bisedë me ambasadorin e Kinës në Beograd Li Ming, e falenderoi për qëndrimin parimor të Kinës në mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë dhe funksionimin e mëtejshëm të UNMIK duke përsëritur mbështetjen politike të një Kine dhe tërësisë së vendit.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë, Gjuriq informoi Li Mingun për situatën dhe problematikat në Kosovë, duke theksuar dëshirën që përmes vijimit të dialogut të sigurohet jetë normale për sërbët, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave humane dhe ruajtjen e trashëgimisë fetare e kulturore.
“Gjuriq falenderoi Kinën për qëndrimin parimor për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Republikës së Sërbisë, si dhe funksionimin e mëtejshëm të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e Metohi (UNMIK). Përsëriti gjithashtu mbështetjen e Sërbisë për politikën e një Kine dhe tërësinë e këtij vendi dhe theksoi nivelin e lartë të marrëveshjeve rreth çështjeve më të rëndësishme gjeopolitike të cilat manifestohen përmes bashkëpunimit mjaft të mirë mes dy shteteve në forumet shumëpalëshe, çka u konfirmua dhe gjatë takimit të fundit me ministrin e punëve të jashtme të Kinës Vang Ji në Nju Jork”, thuhet në deklaratë.
Gjuriq dhe Li Ming biseduan rreth mundësive të forcimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, sfidat rajonale e gjeopolitike, si dhe bashkëpunimin në nivel shumëpalësh.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar zbatimit të projekteve në bazë të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së fundit zyrtare të presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kinë.
Të dy palët konstatuan se niveli jashtëzakonisht i lartë i besimit mes dy shteteve, paraqet bazë të fortë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve të reja, mbrojtjes, shkencës dhe inovacionit, inteligjencës artificiale, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.
Ministri Gjuriq theksoi se vizita strategjike e presidentit Vuçiq në Kinë çeli epokë të re raportesh që përfshin mes të tjerash dhe promovimin e ndërtimit të Komunitetit të Sërbisë dhe Kinës me të ardhme të përbashkët.
Gjuriq e njohu ambasadorin dhe me realizimin e projektit Ekspo 2027, duke theksuar se Sërbia deri më tani ka regjistruar numër rekord aplikimesh të konfirmuara nga vendet pjesëmarrëse në manifestimin e këtij karakteri që do të shërbejë në promovimin e jashtëzakonshëm të arritjeve ekonomike, turistike, teknologjike dhe të tjera që do të prezantohen në Ekspozitën e Specializuar Ndërkombëtare.







0 komentet