Gjuriq: Nuk ka dialog me Prishtinën derisa arrestojnë zyrtarë sërbë, pasojat do të jenë të rënda
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është shprehur për arrestimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq duke thënë se Sërbia kërkon urgjentisht lirimin e tij dhe njëkohësisht paralajmëron bashkësinë ndërkombëtare për seriozitetin e situatës.
“Kërkojmë lirimin urgjent të ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq nga kazamatet e Prishtinës dhe paralajmërojmë bashkësinë ndërkombëtare që të jetë e vetdijshme në seriozitetin e dhe rrezikshmërinë e të tilla akteve të Prishtinës” ka thënë Gjuriq në rrjetin social “X“.
Ai vlerësoi se bëhet fjalë për “sjellje të egër“ të autoriteteve prishtinase që destabilizon situatën në Kosovë dhe rajon.
“Sërbia nuk mund të tolerojë sjellje të tillë të egër të Kurtit dhe institucioneve kalimtare prishtinase ndaj zyrtarëve të Republikës së Sërbisë, që destabilizojnë në mënyrë alarmante situatën në terren dhe rajon dhe heqin mundësinë e mbajtjes së normalitetit në K&M“,tha ai.
Sikurse tha, kjo situatë është e papranueshme dhe do të ketë pasoja mjaft të rënda për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjuriq theksoi se nuk mund të ketë asnjë lloj dialogu me Prishtinën derisa ndodhin arrestime dhe presione ndaj zyrtarëve sërbë dhe popullit sërb.
Gjuriq ftoi faktorin ndërkombëtar të reagojë para se të jetë vonë.
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që më në fund të ndalë egërsinë e Albin Kurtit, derisa ka ende shpresë për stabilitet ashtu-kështu. E gjithë përgjegjësia për pasojat e të tilla sjelljeve të papërgjegjshme qëndron tek rregjimi i Albin Kurtit” konkludon në deklaratë ministri punëve të jashtme të Sërbisë.
komentet