Gjuriq: Pres presion edhe më të madh ndaj Listës Sërbe, vendimi për çertifikimin nuk do të kalojë
Ministri i Punëve të Jashtme i Sërbisë Marko Gjuriq, tha sot për rastin e vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Prishtinë që nuk konfirmoi të drejtën e pjesmarrjes së Listës Sërbe në zgjedhjet vendore, se pret më shumë presion mbi atë parti, sepse është e qartë se pushteti i Albin Kurtit nuk dëshiron pjesëmarrjen e sërbëve në institucione, por dëshiron të vazhdojë t'i nxjerrë jashtë tyre si dhe fizikisht nga Kosova. Gjuriq theksoi se po vijon aksioni diplomatik i Sërbisë për të mobilizuar bashkësinë ndërkombëtare, e cila ka mundësinë të ndikojë tek Prishtina dhe tha se vendimi negativ i KQZ për çertifikimin e Listës Sërbe "nuk do të kalojë".
"E prisja (vendim të tillë) dhe pres presion edhe më të keq mbi Listën Sërbe, sepse është e qartë se regjimi i Albin Kurtit nuk dëshiron pjesëmarrjen e sërbëve në institucione, nuk dëshiron që zgjedhjet të zhvillohen në atmosferë demokratike, por dëshiron të vazhdojë t'i shtyjë sërbët jashtë institucioneve, por dhe fizikisht nga Kosova, çka mund të shikohet përmes iniciativës që Mitrovica e Veriut të jetë 'de facto', politikisht dhe fizikisht, e rrëmbyer prej regjimit të Kurtit përmes ndërtimit të urave", u shpreh Gjuriq për Juronjuz Sërbia.
Kjo, nënvizoi Gjuriq, tregohet edhe nga fakti se ministri kosovar Xhelal Sveçla "i njohur për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtypjen e sërbëve", mori pjesë gjatë fundjavës në turne basketbolli në Sheshin Vëllezërit Miliq në Mitrovicën e Veriut duke shtuar se ky ishte "provokim i pastër dhe tentativë për të poshtëruar sërbët".
Ministri tha se ajo që u bë me çertifikimin e Listës Sërbe "nuk do të kalojë".
“Lista Sërbe do të ankohet, por edhe aksioni ynë i madh diplomatik është duke vazhduar, për të mobilizuar bashkësinë ndërkombëtare që ka mundësinë të ndikojë tek Prishtina”, tha Gjuriq.
Ai është i bindur se gjithçka që është parë vitet e fundit nga ana e regjimit të Kurtit, meriton jo vetëm sanksionim serioz të veprimeve të tij, por edhe ndryshim strategjie të bashkësisë ndërkombëtare në marrëdhënie me Prishtinën.
“Duket se politika e mbështetjes së institucioneve prishtinase nuk ka dhënë fryte dhe është koha për të mbështetur sërbët në Kosovë e Metohi, e kështu indirekt dhe Sërbinë në dialog, sepse është e nevojshme të balancohet raporti i fuqive sesi të arrihet zgjidhje racionale, e përhershme dhe e qëndrueshme”, vuri në dukje ministri Gjuriq.
Ai u tha sërbëve në Kosovë, se Sërbia do të vazhdojë të jetë me ta, sikurse derimë tani, sepse kjo është baza e sigurt e mbijetesës së tyre në atë zonë.
"Sërbia do të jetë politikisht dhe diplomatikisht me ta dhe ky vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Sërbe është antidemokratik, i paligjshëm dhe anticivilizues dhe nuk do të zgjasë", tha Gjuriq.
Tha se ishte i shokuar me atë çka Albulena Haxhiu, person që, sikurse tha, e quan veten ministre e drejtësisë në qeverinë e Kurtit, feston vendimin e KQZ si triumf të demokracisë.
"Kjo pasqyron më së miri karakterin dhe natyrën e regjimit në Prishtinë", nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se madje dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, Ana Pratipati, tha qartë se është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja e sërbëve në zgjedhje.
"Jam i bindur se reagimi i shefit të OSBE do të sjellë me vete reagimin e institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe se përmes proçesit që do të zhvillohet, kjo situatë do të duhet të zgjidhet", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Ai për ditët pasuese njoftoi për mbërritjen e të dërguarit special për dialog Peter Sorensen në me të cilin do të diskutojë edhe vendimin e KQZ për Listën Sërbe.
Gjuriq theksoi se është e pakuptimtë të pritet që dialogu të ruajë kredibilitetin nëse elementët më bazik të atij dialogu, ato që lidhen me të drejtat e sërbëve, nuk mund të përmbushen.
Shtoi se kjo është dhe çështje civilizimi sepse sërbët në Kosovë nuk kërkojnë diçka që nuk u përket gjithëve të tjerëve në botë.
Pyetjes se sa e rëndësishme është që sërbët të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, Gjuriq u përgjigj se sërbët në Kosovë mezi presin të marrin kontrollin e fatit të tyre dhe të institucioneve që u’a rrëmbyen.
"Regjimi i Kurtit dhunshëm shkeli të gjitha parimet, me 1 deri në 3% të votave në zgjedhjet vendore, mori kontrollin në veri dhe për turpin e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, kjo u pranua si legjitime. Zgjedhjet u rrëmbyen në katër komuna në veri, pa pjesëmarrjen e sërbëve, e ato rezultate u njohën si të ligjshme dhe legjitime. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, jam i bindur se ky nuk do të ishte rast. Por, duket se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vendosi të shikojë nëpër gishtat e Kurtit në dëm të stabilitetit, duke i dhënë përparësi pikëpamjeve të tyre mbi statusin e Kosovës dhe faktit se ata mbështesin pavarësinë e Kosovës në raport me të drejtat e njeriut, marrëveshjet dhe gjithçka tjetër", tha Gjuriq.
Situata në Europë dhe botë ndryshoi, mundësitë janë të ndryshme dhe Sërbia ishte aktive në skenën ndërkombëtare, thotë Gjuriq duke shprehur edhe një herë bindjen e tij se "Kurti nuk do t’a kalojë këtë".
Situata në RS, tallja e demokracisë dhe gjuetia e shtrigave ndaj Dodikut
Kur është fjala për situatën në Republikën Sërbe të Bosnjës, Gjuriq vuri në dukje se aty po tallet demokracia.
"Keni lider që e zgjodhi populli dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili tenton të anulojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të RS, sepse gjykata në të cilën përfaqësuesit e RS nuk marrin pjesë plotësisht, duke gjykuar në bazë të ligjit të miratuar nga përfaqësuesi i pazgjedhur i bashkësisë ndërkombëtare-dënoi presidentin e zgjedhur demokratikisht të RS dhe kjo për diçka që tha, çka nuk pëlqehej prej përfaqësuesit të pazgjedhur. Ky është shembull i hapur i abuzimit të institucioneve si të përfaqësuesve ndërkombëtarë ashtu edhe të pjesës së Sarajevës politike", tha Gjuriq.
Ky i fundit përcolli se ndoshta mirëkuptimin më të madh për situatën në RS në bisedimet që ai drejton si shefi i diplomacisë, mund ta dëgjojë nga përfaqësuesit e vendeve që dikur ishin në pozicion kolonial.
"Kur ua spegoj situatën në B&H, u duket se kjo po ndodh diku në Afrikë në vitet '60 të shekullit të kaluar dhe jo në një vend europian. Kjo është tallje me demokracinë, gjueti kundër Millorad Dodik për shkak të qëndrimeve të tij politike dhe nuk kontribuoi në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin në B&H", tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia dëshiron që të gjitha problemet në B&H të zgjidhen në kuadër të sistemit, në interes të qytetarëve dhe në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, duke thënë se Sërbia gjatë 30 viteve nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë që kërcënon integritetin territorial të B&H.
Pyetjes se çfarë lloj epilogu pret nga referendumi, shprehu bindjen se të gjitha format e deklarimit të qytetarëve në RS, tregojnë qartë se ata janë kundër imponimit dhe shkeljes së parimeve themelore demokratike.
0 komentet