Gjuriq: Sërbia dhe Brazili ndajnë mirëkuptim për shumë çështje, dëshirojmë bashkëpunim të fortë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ambasadoren e Brazilit në Beograd Mari Klar de Abreu Rada me të cilën bisedoi për rezultatet e vizitës së tij të fundit në Brazil, si dhe për hapat e ardhshëm në përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjuriq vuri në dukje se në takimin e sotëm prezantoi vijimësinë e bisedimeve që u ndërmorën në Brazil gjatë vizitës së tij dy javë më parë.
“Pas takimeve produktive që pata në Brazil dy javë më parë, biseda e sotme përmbajtësore me ambasadoren e Brazilit në Sërbi, Mari Klar de Abreu Rada, na mundësoi të shikojmë rezultatet e suksesshme të asaj vizite dhe të diskutojmë për hapat e ardhshëm në angazhimin tonë dypalësh", tha Gjuriq në rrjetin social "X".
Sikurse theksoi, Sërbia dhe Brazili ndajnë mirëkuptim të përbashkët për çështje të shumta dhe janë të interesuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë.
"Jam i kënaqur që ndajmë mirëkuptim të përbashkët për një sërë temash dhe që jemi të përkushtuar reciprokisht në përmirësimin e mëtejshëm në bashkëpunimin në të gjitha fushat që janë të dobishme për dy vendet tona, përfshirë bujqësinë, tregtinë, investimet, transportin ajror e shumë të tjera", tha ministri.
Shtoi se vëmendje të veçantë gjatë bisedës i’u kushtua zhvillimit të bashkëpunimit mes akademive diplomatike të Sërbisë e Brazilit.
"Biseduam veçanërisht për zhvillimin e marrëdhënieve mes akademive tona diplomatike, sesi të afrojmë më tej Sërbinë dhe Brazilin edhe në atë fushë", tha Gjuriq.
Ai falënderoi partnerët brazilianë për mikpritjen gjatë vizitës së fundit dhe shprehu pritshmëritë se momenti pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojë.
"Edhe një herë falënderim i madh për kolegët tanë brazilianë për mikpritjen e jashtëzakonshme. Le të jetë moment i ri në vazhdimësinë e marrëdhënieve mes Sërbisë e Brazilit", tha Gjuriq.
Ministri vizitoi Brazilin në fund të qershorit dhe pas bisedës me kolegun brazilian Mauro Vieira, tha se vendi nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të palëkundur në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë.
0 komentet