Gjuriq: Starton fushata e diplomacisë globale të Sërbisë për mbijetesën e sërbëve në Kosovë

Marko Đurić sa ambasadorima Kvinte i EU
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Sërbi të cilët i informoi rreth shkeljeve të të drejtave humane e politike të sërbëve në Kosovë dhe abuzimet e rregjimit etnonacionalist të Albin Kurtit, si dhe rreth hapave të palës sërbe të cilat presidenti Aleksandar Vuçiq i bëri të ditura në fjalimin e vet.

Gjuriq pas takimit ka thënë se sot nisi fushata globale diplomatike për shpëtim, mbijetesë dhe të drejtave të popullit sërb në Kosovë dhe dialogun si instrument të kësaj egzistence.

“Fjalimi i mbrëmshëm i presidentit Vuçiq, shënoi epokë dhe fazë të re në luftën për interesat sërbe në Kosovë e Metohi dhe në luftën për të drejtat e popullit tonë. Ajo shënoi investime të reja të Qeverisë së Sërbisë në qëndrueshmërinë ekonomike të komunitetin tonë përmes vendosjes së ndihmës së veçantë për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë e Metohi ku nuk mund t’a ushtrojnë të drejtën e tyre për të punuar në nivelin mujor” tha Gjuriq.

Sikurse tha, përmes “filtrimit” final të formave të ndryshme të ndihmave që nuk kanë arritur tek sërbët në Kosovë, sepse në vend të tyre, ato ndihma i kanë shijuar disa që jetojnë në Sërbinë qëndrore, të cilët janë regjistruar si banues në Kosovë.

“Kështu do të rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare ndaj njerëzve tanë, çka është shumë domethënëse”, tha Gjuriq.

Ky i fundit kujtoi se është marrë dhe vendimi që të miratohet ligji që do të themelojë prokurorinë speciale që do të ndjekë penalisht dhe ndëshkojë ata që shkelin në mënyrën më brutale të mundshme, të drejtat e njeriut të sërbëve në Kosovë.

“E sidomos ata përfaqësues të regjimit të Kurtit që në muajt e kaluar dhe në dy vitet e kaluara kanë qenë të përfshirë në tortura, masakrime të njerëzve tanë” tha ministri dhe kujtoi mbi 80 persona të burgosur për aktivizim paqësor politik dhe demokratik prej të cilëve shumë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, të burgosur politikë.

“Kjo do të thotë drejtësi në raport me ata që nuk kanë pasur mundësi të drejtohen për ndihmë në vende të tjera për shkak të kërcënimeve ndaj pronës së tyre apo ndonjë të drejte njerëzore. Ky është hap shumë i rëndësishëm presioni ndaj regjimit i cili ka treguar se nuk respekton institucionet dhe ligjet e veta” tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se Sërbia u ngrit për të mbrojtur arritjet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilat para së gjithash i referohen krijimit urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe, si pikë qëndrore, por që nënkuptojnë edhe një sërë gjërash të tjera.

“Kërkojmë që sërbëve në Kosovë e Metohi, t'u mundësohet që të kenë rajonin e tyre policor në veri, që është parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit, të kenë mbi 700 policë të tyre që janë larguar nga ato institucione në rrethana të vështira dhe të cilët duhet t’u mundësohet të vijojnë të bëjnë punën e tyre” tha Gjuriq.

Ky i fundit deklaroi se sërbët kanë të drejtën e drejtorisë së tyre rajonale policore, për komandantin rajonal policor që do të emërohet nga përfaqësuesit e popullit sërb, të zgjedhur demokratikisht.

“Kërkojmë që të mbahen zgjedhje të lira e demokratike në veri të Kosovës e Metohisë. Për të mos patur më kryekomunarë të Kurtit nga radhët e popullit shqiptar në komunat me 98% popullsi sërbe. Ato dëmtojnë jo vetëm marrëdhëniet ndëretnike, por kërcënojnë edhe mbijetesën e popullit sërb në Kosovë e Metohi” tha shefi i diplomacisë sërbe.

Gjuriq tha se kërkesat e Sërbisë janë racionale, serioze dhe të formuluara me kujdes.

“Kam patur bisedë të mirë me ambasadorët e vendeve europiane, dëgjova shumë fjalë mbështetjeje për vendimin e Sërbisë që të ngrihet për të mbrojtur popullin e vet, të drejtat e tyre njerëzore, por edhe fjalë mbështetje për vendimin e mençur të Sërbisë për të mbrojtur dialogun nga rregjimi i Kurtit, e vetmja mendje joracionale me veprime dhe të pakoordinuara” tha Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, qëllimi i masave të paraqitura nga presidenti Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij, është mbrojtja e sërbëve në Kosovë e Metohi, ruajtja e dialogut si instrument kyç për normalizimin e gjendjes në terren, heqja e pasojave katastrofike të veprimeve të Albin Kurtit, i cili shkeli të drejtat kolektive njerëzore, politike dhe ekonomike dhe lehtësimin e popullit tonë të mbijetojë në krahinën jugore.

“Seanca e posaçme e Qeverisë së Sërbisë për Kosovën e Metohinë sot ka për qëllim që sa më parë këto masa t’i kalojnë popullit që sa më shpejt mbështetja materiale të shkojë deri tek njerëzit në Kosovë e Metohi, për të nisur procesi legjislativ për prokurori speciale që do të ndjekë penalisht dhe në fund do të dënojë ata bashkëpunëtorë të Kurtit që në Kosovë e Metohi, kanë qenë të përfshirë në tortura, masakra dhe në abuzime të rënda, për t'i ekspozuar ndaj përgjegjësisë penale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në përputhje me parimin e komplementaritetit”, spegoi Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, Sërbia do t'i ndjekë penalisht ata që kanë torturuar dhe keqtrajtuar sërbët dhe ata që i kanë ndihmuar, pavarësisht nëse janë sërbë, pasi fatkeqësisht ka pasur të tillë, apo shqiptarë.

“Mendoj se me gjithë lajmet e rënda dhe të këqija që vijnë prej muajsh e vitesh nga Kosova e Metohia, ky vendim dhe këto masa të presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Sërbisë janë më në fund lajm i mirë për sërbët”, tha shefi i diplomacisë sërbe.