Graovac: Kurti me listat e arrestimit kërkon të thyejë sërbët në veri dhe ftojë Perëndimin kundër Vuçiqit
Sërgjan Graovac nga Qëndra për stabilitet shoqëror, ka theksuar se kryeministri kosovar Albin Kurti e konsideron armik personal presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq pasi ky i fundit për të është "përgjegjës" për atë që shqiptarët nuk munden të përparojnë me politikën e tyre të pavarësisë së Kosovës.
Sipas fjalëve të Graovac, deputeti i Vetvendosjes Armend Muja foli atë çfarë Kurti mendon dhe me publikimin e listës së arrestimeve dëshiron të thyejë rezistencën e sërbëve në veri të Kosovës.
"Me këtë Kurti ka shpalosur planin e tij të javëve të fundit i cili tashmë mund të shihet dhe ku në strategjinë e tij fokusohet në veriun e Kosovës si qendër e rezistencës në krahinë, pasi ai e di se sërbët në pjesët e tjera të Kosovës janë në enklava dhe kanë më pak hapësirë. Por në veri të Kosovës sërbët kanë lidhje me Sërbinë qëndrore, janë kompakt, janë të vetëorganizuar, kanë një Listë Sërbe solide, e cila është simbol i unitetit dhe atë çfarë ka dashur Kurti me këtë. si dhe arrestimet e mëparshme të serbëve, ishte që “de facto” të shkatërrohej uniteti i sërbëve në veri dhe qendra e rezistencës", ka theksuar Graovac.
Në deklaratën për Kosovo onlajn, theksoi se Kurti shpreson të arrijë të ndasojë sërbët mes tyre sidomos tek ata që kanë shfaqur rezistencë të ashpër ndaj masave represive të tij dhe ndaj atyre që kanë rezistencë të moderuar me qëllim dëmtimin e unitetit mes sërbëve. Më tej shton se më e keqja është se aktiviteti i Kurtit ka mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare e cila qëndron e palëkundur se Kosova është e pavarur dhe se vetë sërbët duhet të jenë nën kontrollin e Prishtinës.
"Lista e shfaqur nga deputeti i Vetvendosjes flet atë çfarë Kurti mendon. Ky i fundit ka vënë në dijeni se sërbët në veri duhet të thyhen. Ai shfaqi qartësisht një listë të të gjithë sërbëve më me influencë duke përfshirë përfaqësuesit e organizatave politike. Me këtë ai bën të qartë se jo vetëm nuk do të ndalet në arrestimin e Pantiqit dhe të tjerëve, por do t'i zgjerojë edhe më tepër këto veprime ndaj të gjithë serbëve më të zëshëm", ka thënë Graovac.
Siç tha ai, se egzistenca në listë e të vëllait dhe të birit të presidentit sërb Aleksandar Vuçiq, ka efektin e dërgimit të një mesazhi Perëndimit se Vuçiq duhet të zëvendësohet, në mënyrë që Kurti të arrijë qëllimin e vet.
"Ai thotë, ju mbështesni integrimin e veriut, por ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse ata janë të lidhur me presidentin e Sërbisë, të vëllanë dhe të birin e tij. Duke vepruar kështu, ai përpiqet direkt të shënjestrojë personalisht Vuçiqin dhe në këtë mënyrë t'i bëjë të ditur Perëndimit se sërbët në veri nuk janë më problemi pasi me ta mund të përplaset dhe të arrestohen, por problemi është në Beograd dhe se Vuçiq duhet të zëvendësohet pasi ai do të vinte në veprim planin e tij" ka thënë Graovac.
Ky i fundit ka deklaruar se lista nuk ka dalë rastësisht dhe se Kurti e ka parallogaritur këtë. Sipas tij, lista është e përcaktuar qartë dhe paraqet një lloj njoftimi për arrestimin e sërbëve të veriut.
“Dhe kur Kurti vendos edhe Vuçiqin në listë, perëndimit i tregon qartë se kush është përgjegjësi i mos integrimit të veriut nën kontrollin e tij" ka thënë Graovac.
Ky i fundit thekson se Kurti, Vuçiqin e shikon si armik personal pasi ai siç thekson, konsiderohet përgjegjës për atë që shqiptarët nuk munden të përparojnë në politikën e tyre të pavarësisë së Kosovës.
"Kurti e ka të qartë se kushdo që ka hyrë në konflikt me Vuçiq është shkarkuar nga posti llogaritur këtu edhe Haradinajn madje dhe vetë vetë Kurti herën e fundit u shkarkua. Të gjithë ata që kanë ëndërra për të shkarkuar nga posti Vuçiqin, në fund e pësojnë vetë duke u shkarkuar. Në fund të fundit për Kurtin, Vuçiq përbën një problem kyç dhe tek ai egziston dëshira që perëndimi të përfshihet për zëvendësimin e presidentit të Sërbisë në mënyrë që t'ia lehtësojë punën. Me këtë ai shënjestron Vuçiqin dhe mundohet të tërheqë vëmendjen e Perëndimit", konstaton Graovac.
Sipas tij egzistenca në këtë listë e të vëllait dhe të birit të presidentit të Sërbisë, përbën një kërcënim të hapur pasi përfaqësuesit politikë në Prishtinë, nuk u pëlqen politika që ndjek Vuçiq.
"Është ajo mënyra perfide e dërgimit të dikujt të një kërcënimi të tillë. Jo vetëm për të personalisht, por edhe për familjen e vet. Kur përfshihet djali dhe vëllai i dikujt në ndonjë listë arresti, atëherë kjo përbën kërcënim direkt. Fakti është se shqiptarët janë të shqetësuar nga politika që ka udhëhequr Vuçiq që nga viti 2012 dhe janë të vetëdijshëm se nuk i kanë arritur qëllimet e tyre pasi në vitin 2012 kishin bindjen se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se negociatat me Beogradin, kanë për qëllim njohjen e Kosovës nga Sërbia. Sot jemi në një situatë ku e gjithë bota është e vetëdijshme se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe se ajo duhet të zgjidhet. Është një humbje e madhe për ta, për të cilën fajësojnë Vuçiqin. Kurti drejton gishtin nga Vuçiqi dhe i bën thirrje Perëndimit të marrë pjesë në strategjinë e tij, pasi beson se në këtë moment vetëm kjo mund të ndihmojë idenë e tyre për pavarësinë e Kosovës" përfundon Graovac.
komentet