IFIMES: Kosova po bëhet fuçi baruti, formimi i BKS rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Vučić, Borelj, Lajčak, Kurti u Briselu
Burim: Kosovo Online

Instituti ndërkombëtar IFIMES shprehet në analizë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve, derisa gjithë të tjerat mbeten të çimentuara si pasojë e situatës egzistuese të paqëndrueshme dhe shton se Kosova po shndërrohet në fuçi baruti e për këtë fakt, duhet marrë seriozisht deklarata e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq se Kosova nga çështje politike, po shndërrohet në çështje sigurie.

“Frika nga formimi i BKS është e mbiçmueshme pasi ende nuk dihet se si do të duket. Bashkësia e komunave me shumicë sërbe ku do të themelohej nga 10 komuna, të cilat gjithsej nuk kanë më shumë se 100 mijë banorë, vështirë se mund të jetë faktor destabilizimi. Kompetencat që do të kishte BKS, nuk do të ishin aq të rëndësishme për të kufizuar veprimet e qeverisë qëndrore në Prishtinë. Kjo e fundit do të kishte ende pushtet egzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor në Kosovë" thuhet në analizën e IFIMES.

Kujtohet se konstituimi i BKS është parashikuar përmes Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 e kështu është konstituuar me statut, por edhe garanton ligjet e Kosovës, ndryshimet e të cilave kërkojnë shumicë me 2/3.

BKS mund të shpërbëhet vetëm me vendim të komunave anëtare, shtohet dhe thuhet se edhe pse është krijuar jashtë sistemit juridik të Kosovës, BKS është pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të saj.

“Autoritetet e Kosovës refuzojnë zbatimin e formimit të BKS duke i’u referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin janë konstatuar 24 shkelje, përkatësisht dispozita që nuk janë në përputhje me Kushtetutën” bëhet e ditur.

Në analizë tregohet se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë është pjesë e problemit dhe se Kosova po bëhet fuçi baruti, për të cilën deklarata e presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq se Kosova nga çështje politike po kthehet në çështja sigurie, duhet të merret seriozisht.

Siç bëhet e ditur në analizën e IFIMES, analistët besojnë se do të ishte e pranueshme që nënshkruesve të marrëveshjes t'u ofrohet anëtarësim automatik në BE duke nënshkruar marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

"Kjo nuk është e pamundur duke pasur parasysh precedentin e njohur tashmë me Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa Sërbia është për BE, në këtë moment në aspektin ekonomik dhe politik sesa atëherë Rumania dhe Bullgaria. A mund ta 'gëlltisë' këtë bretkocë për përfitimin e të gjithave? Analistët besojnë se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë është pjesë e problemit dhe Kosova po bëhet fuçi baruti, ndaj duhet të merret seriozisht deklarata e Vuçiqit se Kosova nga çështje politike, po shndërrohet në çështje sigurie”, shtohet më tej.

Në analizë theksohet se Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti derimë tani janë takuar tetë here, por nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje, përfshirë dhe Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve nga shkurti i këtij viti, e cila është arritur vetëm verbalisht.

Kosova për shkak të refuzimit të propozimit për de-eskalim, është nën masat e BE, rikujtohet dhe shtohet se këto masa paraqesin sanksione në vetvete ku sipas pranimit të kryeministrit Kurti, dëmi i deritashëm është 500 milionë euro.

Bëhet e ditur se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë është krijuese e problemeve të shumta pasi e kanë vënë veten “në situatë nënshtruese” duke insistuar tek autoritetet kosovare se në prill të 2023 me çdo çmim do të mbaheshin zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë sërbe në veri të Kosovës-Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Lleposaviq.

“Zgjedhjet lokale janë mbajtur ndonëse nuk egzistonin kushte për mbajtjen e tyre me pjesëmarrje gjithsej vetëm 3.5% dhe në zonat me shumicë sërbe, kryekomunarët janë bërë shqiptarët. Është e dukshme se bashkësia ndërkombëtare vendosi përsëritjen e gabimeve të së shkuarës dhe të thellojë më tej krizën” thuhet në njoftim.

Veç Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshjes së Uashingtonit nënshkruar në vitin 2020, askush nuk i kushton më rëndësi, thuhet në analizë dhe shtohet se ajo marrëveshje në raport me atë të Ohrit ishte e nënshkruar.

“Për këtë pritshmëritë janë që Marrëveshja e Ohrit të iki drejt harresës sepse duhet gjetur zgjidhje e re e qëndrueshme e bazuar në modelin 'win-win'.

Analistët besojnë se nëse do të dëshirohet vendosja e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, çka do të siguronte paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë, nevojitet përveç pesë vendeve të BE dhe NATO të cilat nuk e njohin Kosovën, në zgjidhje të qëndrueshme duhet përfshirja e Rusisë dhe Kinës pa përfshirjen e të cilave normalizimi i arritur i marrëdhënieve mund të jetë vetëm i pjesshëm dhe i përkohshëm.

Komuniteti ndërkombëtar insiston se palët në dialog të kuptojnë seriozisht detyrimet e tyre që rjedhin prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Në bisedimet në Bruksel më 14 shtator, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq pranoi propozim kompromisin për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që njëkohësisht të zbatohen aspektet politike të normalizimit dhe të punohet për formimin e BKS, ndërsa kryeministri kosovar Albin Kurti refuzoi propozimin e ofruar duke insistuar në njohjen nga ana e Sërbisë çka Vuçiq e refuzoi me vendosmëri.