Iliq: Në shumë raste kanë provuar të na marrin ambjentet, i vetmi vend ku sërbët mund të vijnë
Ambjentet në të cilat sërbët në Prishtinë përdorin si ambulancë ku sot është kontrolluar prej Policisë Kosovare, shfrytëzohet nga organizata joqeveritare "Qendra për paqe e tolerancë Prishtina" e cila sikurse rrëfen Sasha Iliq, kryetari i këshillit drejtues të kësaj organizate prej 1999, ky ambjent shfrytëzohej për distribuimin e ndihmave humanitare, ambjent për vizitat e përditshme dhe aktivitete të të moshuarve pjestarë të komuniteteve monoritare në qytetin e Prishtinës.
Iliq për Kosovo onlajn thekson se këto ambjente kurrë nuk i kanë përkitur ministrisë kosovare të punëve të brendshme dhe sqaron se këtu ka qenë shërbimi i parë zjarrëfikës, më pas banka Komerciale, ndërsa sipas dokumenteve kadastrale i përket qytetit të Prishtinës. Tani ne dhe ministri i punëve të brendshme na akuzon se po merremi me aktivitete ilegale, këto janë akuza serioze dhe kjo nuk është mirë. Kjo është e vetmja qendër që egziston prej vitit 1999, në vitin 2002 është regjistruar në Prishtinë si organizatë joqeveritare 'Qendra për paqe dhe tolerancë Prishtina'. Kjo është qendër komunitare e cila është organizuar me ndihmën e Unmik, Kfor, Mjekëve pa kufij dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Ata financojnë, pra blejnë pajisjet dhe rehabilitojnë ambjentet. Ne na i ka rehabilituar ambjentet KB, dmth e përshtati bankën që të mund të bënim një qendër komunitare” tha Iliq.
Siç thotë, tentativa e sotme për të na i marrë këto ambjente nuk ka qenë e para.
“Shumë herë kam shkuar për bisedime, kemi pasur ndërhyrje ku OSBE, UNMIK, KFOR, kanë shkuar të gjithë në negociata me ne që ky ambjent të mos preket sepse ishte e vetmja hapësirë ku sërbët mund të vinin, këtu u organizua që mjeku të vijë një apo dy herë në javë në varësi nga nevoja. Ne kemi pasur marrëveshje me Kfor që mjekët nga Shtëpia e Shëndetit të Graçanicës apo Ugljarit të vizitojnë pacientë shtëpi më shtëpi, të paralizuarit, të moshuarit. Në këto ambjente ka vetëm një krevat ku mund të bëhet egzaminim, nuk ka instrumente, ilaçe, asgjë. Aty është një shtrat ku pacienti të mund të shtrihet, një tavolinë pune dhe një karrige, aparati i presionit ka qenë, nuk e di nëse është akoma aty" thote ai.
Ai vë re se në qendër vijnë edhe turqit, por edhe goranët, pra të gjitha minoritetet që jetojnë në Prishtinë, të cilët në një moment të caktuar, nuk kanë mundur dot të komunikojnë në shqip për të shkuar në shtëpitë e shëndetit.
Do të vinin në qendër ku si të siguruar do të bënin ekzaminimin falas.
"Nuk ka pasur transport të organizuar për në Graçanicë apo në ndonjë enklavë tjetër sërbe ku të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për kurim. Kjo është qendër humanitare që u’a ka siguruar këtë," tha ai.
Bën të ditur se me Kfor në vitin 2000 ka shkuar për të marrë libra nga biblioteka qëndrore në Prishtinë, në mënyrë që t'u mundësojë njerëzve të kombësisë sërbe mes të cilëve nga 120 deri në 150 të mund të lexojnë. Thekson se atëherë sërbët ishin të burgosur nëpër banesa dhe shtëpi.
“Jam refuzuar të marr librat e më pas mblodhëm prej sërbëve çfarë kishin i dhanë, diçka dha biblioteka e cila ishte në Prishtinë, e cila më pas u zhvendos në Graçanicë, biblioteka nga Beogradi dhe deri në 400 libra kemi mbledhur. U organizuam që të mbërrinte shtypi i përditshëm sërb, që t’u mundësohej informimi. Nuk kanë patur televizor, nuk kishin telefona, në atë kohë telefonat celularë nuk kanë qenë. Shtypin do t’a blinim në Graçanicë dhe nuk ishte e mundur përditë, vetëm kur dikush mund t’a sillte. Kemi shumë miq në të gjitha organizatat e huaja që vinin për t'u shoqëruar me njerëz, pasi ishte qendër gerontologjike. Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk u bë, ndërmerreshin vizita mjekësore dhe udhëzime të mëtejshme se ku të shkonin për mjekim”, thekson ai.
Ky ishte i vetmi vend, siç rrëfen Iliq, ku sërbët mund të ushtronin të gjitha të drejtat e tyre-të drejtën e të folurit, të përdorimit të gjuhës, lirinë e lëvizjes, shoqërimin dhe ku do të merrnin ushqim sepse, siç spegon ai, pensionet që merrnin me dinarë nuk mund t’i përdornin në Prishtinë dhe për këtë arsye me organizata të tjera ndërkombëtare, ushqimi shpërndahej në Qendrën për paqe dhe tolerancë, ndërsa më tej tek përdoruesit.
Tek ambjentet, sikurse thotë Iliq, ka ngelur arkivi prej vitit 1999 dhe në të egzistojnë listat e njerëzve që kanë marrë ndihmë humanitare dhe të cilët siç shton, fatkeqësisht nuk janë më.
“Kjo është sikur në Afrikë, në Kongo, të dërgoni ekipin i cili t’u ofrojë ndihmë disa njerëzve që janë në telashe, kështu ka qenë dhe me sërbët në ato momente. Vërej se aty vinin dhe turq dhe goranë, madje edhe shqiptarë, miq të atyre njerëzve që mblidheshin për t’i shoqëruar”.
Iliq thotë se sot pa kurrfarë njoftimi, pa kurrëfarë paralajmërimi erdhën, i’a behën në ambjente ndërsa organizatës nuk i kanë dërguar imejl dhe as telefonatë.
“Nuk e di kush ishte aty, prej kohësh nuk kam qenë, kështu është zvogëluar numri i sërbëve aq shumë sa sot mësova se vetëm katër apo pesë njerëz në Prishtinë shfrytëzojnë atë ambjent. Për këtë arsye u pakësuan edhe aktivitetet në të. Zyrat tona janë zhvendosur në Graçanicë, dhe arsyeja është pikërisht se nuk kemi gjetur njerëz që do të punojnë për qendrën dhe që do të punojnë në Prishtinë për arsye sigurie, sidomos pas vitit 2004”, thotë ai.
Duke thënë se kjo nuk është hera e parë që duan të marrin objektin, Iliq shprehet se fillimisht i kanë hequr tabelën nga dera që shkruhej “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”.
Sqaron se për arsye sigurie për personat që kanë ardhur në Qendër dhe sipas marrëveshjes së atëhershme me forcat e sigurisë që kanë qenë të pranishme-KFOR, UNMIK, policinë dhe Policinë e Kosovës, nuk kanë vendosur shenjën e madhe “Qendra për paqe dhe tolerancë”.
Tabela vëren ai, është shkruar në tri gjuhë-sërbisht, shqip dhe anglisht.
"Dhe ata mundën t’a hiqnin" thekson ai.
Iliq thotë se nuk e di se e sajta herë është kjo që kërkojnë për t’a marrë këtë ambjent. "Duan këtë ambjent. Në fillim e donin t’a merrnin pasi i përkiste Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kur ish kryebashkiaku i Prishtinës i vërtetoi Ministrisë së Punëve të Brendshme se nuk i përket asaj, atëherë menduan arsyetim tjetër, pra se nuk nevojitet qendër për komunitete pasi do të bëhet stacion policor. Unë atëherë u kam thënë, ok, na siguroni ambjent në qendër të qytetit ku sërbët të mund të mblidhen lirshëm. Ata thanë se kjo nuk është punë e tyre por e jona pasi do të duheshim të gjenim ne ambjent. Arsyetimi i tretë ishte se ata donin t'i mbanin biçikletat si pjesë e njësisë së policisë së biçikletave. Ne u thamë atëherë e dini si do të tingëllojë nëse themi se i keni dëbuar sërbët për shkak të biçikletave. Shkuam çdo herë me qëllime të mira, vetëm që sërbët të qëndronin aty” tha ai. Ai shton se pasi ka pasur polici në krye të komuniteteve, përditë nga ora shtatë apo tetë e mëngjesit kanë qenë aty me komunitetin, përkatësisht me SHPK.
"Policët e tyre, dy, tre, ndonjëherë më shumë sepse aty kishte mini-kafe ku mund të bënin kafe. Të gjithë dolën vullnetarë aty, njerëzit që jetonin. Megjithatë, veçanërisht pas vitit 2004, kur kisha u dogj, kjo ishte e vetmja strehë ku sërbët mund të vinin. Para vitit 2004, mund të shkonin në kishë, kështu që ne kishim dy qendra, megjithatë pas 2004, mund veçse të shkonin tek ajo qendër komunitare. Askund tjetër nuk mund të shkonin, ishin njerëz tek 70-at e 80-at, dhe ai ministër do të ishte më mirë të merrej me atë se si t'i mbronte ata njerëz, si t'u siguronte atyre jetë më të mirë, sesa të luftonte për 40 metra katrorë për punë humanitare pasi është aktivitet i paligjshëm. Çfarë po të mos gjenin një kilogram kokainë, njëqind kilogramë?! Madje as tableta nuk shpërndahen. Nga brenda mundësohet egzaminimi, për të matur tensionin dhe sheqerin dhe asgjë më shumë”, përmbyll Iliq.
0 komentet