Ish shefi i EULEX-it Bankroft dënoi deklaratën e deputetes britanike Kerns
Burim: kosovotwopointzero.com
Ish-shefi i EULEX-it për Veriun dhe eksperti britanik për Ballkanin, Jan Bankroft, dënoi deklaratën e deputetes britanike Allisha Kerns, e cila dje komentoi situatën në veri të Kosovës, duke thënë se aktorët ndërkombëtarë mbështesin “milicinë e armatosur”.
"Milicia e armatosur" është një përdorim mashtrues dhe i papërgjegjshëm i gjuhës së forcës nga Allisha Kerns. Fjalët kanë rëndësi. Një tërheqje do të ishte shumë e dobishme duke pasur parasysh tensionet në terren që NATO dhe KFOR po përpiqen të zgjidhin, kurse të tjerët po punojnë shumë për t'i shpërndarë" ka shkruar Bankroft.
Në postimin e saj, Kerns ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe ka thënë se “aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalen para se të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që mbajnë pozitat e tyre në veri të Kosovës”.
Ajo tha se mbështet “policinë e armatosur” në veprimet e tyre dhe shtoi se zyrtarët ndërkombëtarë heshtin kur “Serbia e armatosur vazhdon të minojë stabilitetin në veri të Kosovës”.
komentet