Janjiq: Disa lëvizje të Llajçakut inkurajuan Kurtin, tolerimi i zgjedhjeve në veri ishte një nga nxitësit për konflikte të reja

Dušan Janjić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë sot se tolerimi i zgjedhjeve për kryebashkiakë në veri të Kosovës nga ana e Europës, është një nga nxitësit për konflikte të reja, raporton RTV.

Janjiq thotë se prej kohësh ka tërhequr vëmendjen se në veri të Kosovës ka një vakum dhe se besimi i qytetarëve është lëkundur në momentin që lista sërbe dhe përfaqësuesit e sërbëve braktisën institucionet.

Ai shton se amerikanët vazhdimisht kanë paralajmëruar se për këtë diçka do të bëjnë në kthimin e përfaqësuesve sërbë në institucione, dhe këtë veçanërisht në institucionet e sigurisë dhe në mënyrë të veçantë do bëjnë diçka për të zhdukur këto rreziqe.

Janjiq thekson se politika e reciprocitetit ndërmarrë nga Albin Kurti dhe politika e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, janë dy politika krejtësisht të ndryshme, ndonëse të gjithë silleshin sikur të ishin të njëjta, përmbyll ai.

“Jo vetëm që ishte tolerancë, madje ka pasur edhe disa lëvizje të Llajçakut, i cili ka inkurajuar Kurtin. Fakti që Llajçak tani thotë se di prioritetin dhe radhën e detyrimeve. Dihen por nuk respektohen. As ai nuk e ka respektuar, sepse ishte marrëveshje që fillimisht të vendosej siguria, ashtu sikurse foli Eskobar dhe Hill këtu, e më pas të flitej për normalizim. Ata filluan të shtyjnë bisedimet për normalizim, Bashkësinë e Komunave dhe të toleronin zgjedhjet", thotë ai.

Janjiq sqaron se kur Kurti thotë se është i gatshëm për implementimin e plotë të asaj çfarë është dakordësuar në Bruksel dhe Ohër, do të thotë se ai dëshiron të jetë ai që të shkruajë draft-projektin madje edhe me ndryshimin e ekipit drejtues i cili nuk është emëruar. Duke folur për çeljen e urës në Ibër, Janjić thotë se koha për çeljen e saj ka kaluar, por nëse e shikon nga aspekti i sigurisë fizike, ajo faktikisht është e hapur, sepse, shton ai, këtu mund të kalojë çdo grup huligan apo çdo grup tjetër i organizuar.

“Në kokat e tyre, ura është simbol i sigurisë për sërbët, sepse këtu ekziston ajo linjë ndarëse që në një periudhë të viteve 2000, ka shpëtuar jetë. Kjo ishte linja e pranimit të sërbëve që po iknin nga jugu. Kjo nuk mund të bëhet në këto rrethana tensioni. Nëse dikush do të tentonte të hiqte, atëherë do të ngriheshin barrikada”, përfundoi ai.