Jevtiq: Arrestimi i sërbëve në Graçanicë tentativë e Kurtit që të ndihmojë Rashiqin para zgjedhjeve

dalibor_jevtic
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq tha se arrestimi i sërbëve në Graçanicë është dhunë institucionale dhe tentativë e Albin Kurtit që para zgjedhjeve parlamentare të ndihmojë Nenad Rashiqin, transmeton RTS.

Jevtiq për Radio Beogradin vuri në dukje dhe shembjen e barazisë në proçesin zgjedhor përmes eliminimit të përfaqësuesve të Listës Sërbe nga komisionet komunale zgjedhore.

Ai thekson se kjo ngjarje përfaqëson preçedent dhe tentativë direkte e kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti t’u ofrojë mbështetje politike Nenad Rashiqit para zgjedhjeve të planifikuara për 7 qershor.

"Askund në botë nuk ndodh që për shkak të masave të brendshme disiplinore në disa institucione, dikush dërgon policinë me armë tytëgjata dhe të arrestojë drejtuesit e atyre institucioneve ku në atë mënyrë të zbatojë diçka që është zbatuar për disa kohë dhe kjo është dhunë institucionale", tha Jevtiq, raporton RTS.

Ai theksoi se Nenad Rashiq me kërkimin e arrestimit të punonjësve në institucionet arsimore e shëndetësore sërbe, bëri hap drejt qëllimit të Albin Kurtit-integrimin e dhunshëm dhe të detyruar të atyre institucioneve në sistemin kosovar.

"Megjithatë, ajo çka Nenad Rashiq si pjestar i refuzuar i popullit tonë, nuk mund t’a kuptojë-se është pikërisht ajo që Albin Kurti nuk e kupton-që në këto rrethana dhe rrethana të tilla, populli sërb bashkohet", tha nënkryetari i Listës Sërbe, duke u ofruar mbështetje të plotë të arrestuarve dhe familjeve të tyre.

Gjatë fushatës zgjedhore, pozita e komunitetit sërb përkeqësohet më tej nga fakti se përfaqësuesit e Listës Sërbe do të jenë të pranishëm vetëm në 14 nga 38 komisionet komunale zgjedhore, çka sipas fjalëve të Jevtiqit, shkel rregullat e përcaktuara me ligj për numrin e anëtarëve në komisionet zgjedhore.

Jevtiq spegon se kjo është pjesë e taktikës që Listën Sërbe t’a eliminojnë nga proçesi demokratik dhe të favorizojnë ata që, sikurse thotë, populli sërb nuk e dëshiron. ​​Kjo, pohon ai, çel hapësirë ​​për rivotimin e shqiptarëve në zonat ku nuk ka sërbë, sikurse Gjakova duke i marrë mandatin popullit sërb.

“Është absurd i madh që kjo të lejohet sërish, por është veçanërisht shqetësuese, mungesa e reagimit nga bashkësia ndërkombëtare si në këtë çështje, ashtu edhe në çështjen e arrestimit dhe ndalimit të sërbëve që ndodhi dje në Graçanicë dhe Kosmetin qëndror”, paralajmëron Jevtiq.

Ndonëse para një jave u dorrëzua lista me disa emra të rinj, Jevtiq thotë se qëllimi themelor i Listës Sërbe mbetet i pandryshuar-mbrojtja e interesave dhe pozitës së popullit sërb në Kosovë, nën mbajtjen fort të lidhjeve me Beogradin zyrtar.

"Pa këto lidhje, pa këtë mbështetje që ne marrim nga Beogradi zyrtar, sigurisht mbijetesa e sërbëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë do të ishte dukshëm e rënduar", tha Jevtiq, duke shtuar se lufta bazohet në unitetin e popullit dhe bashkëpunimit me Qeverinë e Sërbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar faktin se zgjedhjet në Kosovë po përsëriten për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë, Jevtiq pranoi se qytetarët janë të lodhur, por jo nga votimi, por nga presioni konstant,  kërcënimet dhe dhuna institucionale e regjimit në Prishtinë.

Ai kujtoi dhe situatën e 15 marsit, kur veprimi i Listës Sërbe, pengoi përpjekjen për të zbatuar Ligjin për të Huajt, qëllimi i të cilit ishte zhvendosja e mjekëve dhe profesorëve sërbë.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare shihen nga sërbët në Kosovë si shans për të korrigjuar padrejtësinë e zgjedhjeve të mëparshme kur, siç thonë ata, i’u vodh një mandat.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që në votime të rrethojnë numrin 119, Jevtiq shprehu besimin se populli do të përcjellë mesazh të qartë se Kurti dhe Rashiq nuk do të arrijnë në qëllimin e tyre të dëbojnë sërbët.

Duke interpretuar deklaratat e Albin Kurtit për formimin e xhandërmarisë që do të dërgohej në veri, Jevtiq vlerësoi se bëhej fjalë për metoda manipulimi si pjesë e fushatës zgjedhore jozyrtare. Qëllimi, sikurse pohon, është rritja e pëlqyeshmërisë për Vetëvendosjen që Kurti të mund të qeverisë i vetëm.

"Asnjëherë zhurma e armëve nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë metodë me të cilën njëra palë do të forcohet, ndërsa pala tjetër do të poshtërohet dhe dobësohet, por kjo ka ndikim tek të gjithë. Unë besoj fort se shumica e popullsisë ka vetëdije të mjaftueshme të thotë: 'Boll me luftëra, boll me konflikte, dëshirojmë të jetojmë mirë, dëshirojmë të jetojmë në paqe'", tha Jevtiq.

Ky i fundit shtoi se Lista Sërbe nuk ka probleme me popullin shqiptar, por vetëm me Albin Kurtin dhe veprimet e tij dhe se do të vazhdojë luftën për paqe, stabilitet, prosperitet ekonomik dhe jetë normale të njerëzve të zakonshëm.