Jovanoviq: Neonazizmi në Kosovë nën vrull të plotë, rishikimi i historisë zgjat prej dekadash

Luka Jovanović
Burim: Kosovo Online

Kosova vijon të suportojë politikën neonaziste, thotë për Kosovo online historiani nga Mitrovica e Veriut Lluka Jovanoviq, duke komentuar rehabilitimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut dhe vlerëson se kjo bëhet nën kontekstin e lëvizjes së rishikimit të gjerë të historisë tek shqiptarët.

Jovanoviq kujton se më herët BE pezulloi punimet për rehabilitimin e shtëpisë së Xhafer Devës pas alarmit nga opinion publik sërb e ndërkombëtar dhe se ata e speguan me faktin se Deva ishte figurë kontroverse, pra "person me rol të pacaktuar historic”.  

"Mbi të gjitha duhet të thuhet se ai është person me rol të caktuar historik sepse gjatë viteve 1941-1943 ka qenë drejtues pushtues, pra drejtues i regjimit nazist në Mitrovicën e Kosovës dhe prej vitit 1943 deri në fund të luftës ishte ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë kuislinge. Që do të thotë se personi i tij, mbi të gjitha në terrenin e Mitrovicës së Kosovës e më pas në mbarë territorin e ish krijesës kuislinge, merrej me arrestime, likujdime në terren të të gjithë elementëve antinazistë e antifashistë. Që do të thotë se ishte personi që merrej me zbatimin e politikës së Adolf Hitlerit", sqaron Jovanoviq duke shtuar se për këtë person, kurrë nuk duhet të thuhet se se ka patur rol të paqartësuar.

Sipas fjalëve të tij, Xhafer Deva është dëshmi fashiste e naziste që rolin e tij e ka shfaqur përmes arrestimeve, vrasjeve të shumë sërbëve antifashistë, shumë hebrenjve, madje dhe shumë shqiptarëve antifashistë.

"Person i tillë nuk ka vend në narrativën publike, aq më pak në veprimet dhe punët e Bashkimit Europian, i cili përpiqet për multikulturalizëm, përpiqet për demokraci, përpiqet për shtetin e së drejtës, por edhe luftën kundër nazizmit, apo neonazizmit. Ne kemi mundur të shikojmë hapin e radhës që ndërmori e ashtuquajtura Kosovë, pra që reagoi duke deklaruar se do të vazhdonte e vetme rindërtimin e kësaj shtëpie, çka realizoi dhe tregoi në fakt politikën e vet neonaziste të cilën ende po e mbështet” beson bashkëbiseduesi ynë.

Mesazhi është i qartë, thotë ai-që neofashizmi në të gjitha shtetet që kanë qenë mbështetëse të mëdha të Adolf Hitlerit, sot kanë fuqi që shumë shtete zyrtarisht apo gjysmë-zyrtarisht janë në krye pikërisht për shkak të politikave të tilla dhe rehabilitimin e figurave që kanë qenë shërbëtore kryesore të atij regjimi.

"Kjo sigurisht nuk është mirë për ato komunitete dhe ato shtete të cilave u takojnë sërbëve të cilat i përkasin shtetit të Sërbisë, pra shtetet dhe popujt anëtare të bllokut antifashist, të cilët kurrë nuk e kanë mbështetur politikën naziste. Sigurisht do të thotë se kjo është bërë sërish në kontekstin e lëvizjes së gjerë e më të madhe në Kosovë e Metohi, pra që mes vetë shqiptarëve që po zgjatet prej dhjetëra vitesh me një vrull më të fuqishëm të rishikimit të historisë dhe figurave historike” bën të ditur Jovanoviq.

Ky i fundit kujton se përveç shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, më domethënëse janë rrugët dhe monumentet e kulturës kushtuar pikërisht këtyre figurave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të dëshmuar të okupatorit.

"Kështu që ju do të gjeni që Qendra Kulturore në Mitrovicën e Jugut mban emrin e Rexhep Mitrovicës, pra kryeministrit të Shqipërisë kuislinge nën regjimin nazist e fashist, që rrugët e tyre kryesore mbajnë emrat e Bislim Bajgorës, Jusuf dhe Bajazit Boletinit dhe shumë nga këto figura që janë dëshmuar që kanë qenë shërbëtorë të të nazistëve e fashistëve", thekson Jovanoviq.

Ky i fundit shton se nuk duhet çuditur me faktin se shtëpia e Xhafer Devës po rindërtohet, pasi sikurse vlerëson ai, neonazizmi në Kosovë sot është në vrull domethënës.