Kasapolli: Kurti është i vetdijshëm se nuk ka shumicën, shansi shikohet tek zgjedhjet e reja në vjeshtë
Analisti politik, Gëzim Kasapolli, tha se Albin Kurti është i vetëdijshëm se nuk ka shumicën për qeverinë e re, ndaj dhe bllokon proçesin e konstituimit të parlamentit që të kombinojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me ato lokale të planifikuara për në vjeshtë.
“Kurti e bllokon këtë proçes sepse e di që nuk ka vota për qeverinë dhe në këtë hap të parë me Albulena Haxhiun, po bllokon proçesin për të parë se çfarë ndodh më pas, si e si të shtyjë zgjedhjet vendore sipas planit të tij. Ai e shikon që po e humbet ngadalë shumicën dhe dëshiron t’a kapitalizojë përmes fitores në zgjedhjet vendore e parlamentare”, thekson Kasapolli për Kosovo Onlajn.
Duke komentuar pretendimet e Kurtit se Lëvizja Vetëvendosja ka numër të mjaftueshëm votash për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë e re e më pas dhe deputeti i partisë Guxo Nezir Kraki se koalicioni rreth Lëvizjes Vetëvendosje ka shumicën për qeverinë e re, por jo për Kuvendin sepse janë dy procese të ndara, Kasapolli thotë se Kurti po "kërkon gjithçka" dhe pretendime të tilla "nuk kanë kuptim".
"Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin në disproporcion me zgjedhjet vendore. Në zgjedhjet vendore të vitit 2021, Kurti mori vetëm 170,000 vota dhe në zgjedhjet parlamentare 400,000. Ky është disproporcion i madh. Në parim, ai do të zgjasë këtë situatë deri në zgjedhjet vendore dhe të 'shesë' si veten dhe Vetëvendosjen në zgjedhjet vendore e parlamentare", beson Kasapolli.
I pyetur nëse do të zgjidhej eventualisht kandidati i Lëvizjes Vetvendosja për kryetar të Kuvendit-i njëjti model do të aplikohej dhe gjatë votimit për qeverinë e re, ky analist ishte i qartë.
"Nnuk mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës. Në fillim pas zgjedhjeve me ish kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, u mbajt takimi në të cilin ishin të pranishme të gjitha partitë politike. Dhe u dakordësua për rendin e ditës të mbledhjes së re. Pas gjashtë apo shtatë tentativave, Vetëvendosja vendosi të ndryshojë rregullat e lojës. Dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e qartë se nuk mund të ndryshohen 'rregullat e lojës'. Dhe kjo është thelbësore", pohon Kasapolli.
Ky i fundit thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se nuk ka ndryshim të rregullores, por që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të kryhet sipas të njëjtës proçedurë që është zgjedhur deri më tani.
“Besoj se Kurti e shikon që nuk ka vota për qeverinë dhe pastaj do t’a shtyjë këtë proçes deri në zgjedhjet vendore sepse i përshtatet që në të njëjtën ditë të mbahen dhe zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare”, preçizoi Kasapolli.
Duke komentuar mbi "fluturimet" e mundshme të deputetëve, ky analist dyshon për këtë.
"Nuk besoj, sidomos tani, që Kurti mund të gjejë vota. Dhe kjo jo vetëm nga shumica shqiptare, por edhe nga partitë e grupeve etnike. Kurti prej fillimit ka problem që problemi i tij nuk janë vetëm partitë politike shqiptare, por edhe grupet e tjera. Ndaj dhe nuk besoj tani dikush të dorrëzohet. Sidomos pasi Kurti ishte i qartë se me kë mund të negociojë", thotë Kasapolli.
Ky i fundit kujton se Kurti ftoi haptazi LDK të bënin qeveri koalicioni, por që kjo parti e refuzoi.
“LDK përsëriti qëndrimin e vet se me Vetëvendosjen nuk jep asnjë garanci, as shpresën se Kurti do të gjejë partnerë në këtë përbërje të parlamentit” shpreh bindjen Kasapolli.
komentet