Kolegiumi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të US: Takimi tripalësh në Shkodër i drejtuar ndaj Sërbisë
Takimi i shefave të shtabeve të përgjithshme të dy vendeve të NATO, Shqipërisë dhe Kroacisë me përfaqësues të Prishtinës, përfaqëson sfidë serioze të sigurisë që është qartësisht e drejtuar kundër Sërbisë, është konkluduar sot në kolegiumin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë. Kjo, shtoi ai, para Ushtrisë së Sërbisë, imponon nevojën për të vijuar me forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit dhe për të mbetur faktor i fort pengues.
Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e Ushtrisë së Sërbisë, në mbledhje në të cilën u shqyrtuan dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin dhe përmirësimin e aftësive të armatës, në fokus ka qenë dhe intensifikimi i aktiviteteve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Prishtinës në funksion të forcimit të aleancës së tyre ushtarake, të cilat sikurse u theksua, përfaqësojnë shkelje të rëndë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës.
"U konkludua se mbajtja e takimit të shefave të shtabeve të përgjithshme të dy vendeve të NATO me përfaqësues të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në provincën tonë jugore, përfaqëson sfidë serioze sigurie që drejtohet qartë ndaj Republikës së Sërbisë dhe para Ushtrisë së Sërbisë imponohet nevoja për të vazhduar me forcimin e përshpejtuar të aftësive mbrojtëse të vendit dhe për të mbetur faktor i fortë pengese", thuhet në njoftim.
Në këtë kuptim, u definuan masa dhe detyra konkrete me synim ndjekjen e zhvillimit të situatës së sigurisë dhe gatishmërisë së ushtrisë për t'u përgjigjur në kohën e duhur dhe mbrojtur qytetarët dhe interesat kombëtare të Sërbisë.
Thuhet se Ushtria e Sërbisë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësisë për të penguar kërcënimet potenciale ushtarake.
“Për këtë qëllim, në përputhje me urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës dhe detyrat që rjedhin nga analiza e situatës, aftësive operative dhe funksionale, Ushtria e Sërbisë ka intensifikuar aktivitetet që në të ardhmen e afërt të përmirësojnë ndjeshëm fuqinë mbrojtëse dhe sigurojë aftësi më të mëdha sesa aftësitë totale të kësaj aleance ushtarake”, shtohet në deklaratë.
0 komentet