Komuna e Prishtinës: Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë për zhvendosjen e pllakës përkujtimore, as nuk jemi informuar rreth kësaj

Spomen ploca srpskim junacima Prvog svetskog rata pre pomeranja
Burim: Kosovo Online

Në përgjigjen e dhënë për Kosovo onlajn prej Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për zhvendosjen e pllakës përkujtimore për ushtarët sërbë të rënë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në varrezat ortodokse ushtarake në Prishtinë.

Më tej thuhet se Komuna e Prishtinës nuk ka urdhëruar zhvendosjen e pllakës përkujtimore. "Në bazë të informacioneve të cilat kemi marrë nga drejtoria përkatëse ju informojmë se nuk kemi ndonjë kërkesë për zhvendosjen e ndonjë pllake përkujtimore dhe as jemi njoftuar për zhvendosjen e saj. Si rrjedhojë ju informojmë se pllaka nuk është hequr prej Komunës së Prishtinës" thuhet në përgjigjen për portalin tonë nga Komuna e Prishtinës.

Në deklaratën e sotme të përbashkët të Ambasadës së Francës dhe Gjermanisë bëhej e ditur se me iniciativën e tyre është zhvendosur pllaka përkujtimore për ushtarët sërbë të rënë në Luftërat Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në varrezën ortodokse ushtarake në Prishtinë.

U vendos pllakë e re e cila përkujton të gjithë ushtarët francezë të rënë në Kosovë me iniciativë të Ambasadës së Francës e më pas siç bëhet e ditur nga ambasada, pllaka është shenjë në respektimin e ushtarëve sërbë e cila u zhvendos vetëm disa metra larg nën respektin më të madh pasi është informuar më herët Komuna.

Kujtojmë se në deklaratën e djeshme nga Arqipeshkvia rashko-prizrenase e cila mes të tjerave ka thënë se “as komuniteti sërb që e shfrytëzon këtë varrezë dhe as Arqipeshkvia rashko-prizrenase e cila shpirtërisht përkujdeset për varrezat ortodokse në Kosovë e Metohi, nuk ishin pjesë e konsultimeve për shpërnguljen e pllakës përkujtimore për çlirimtarët e Luftës së Parë Botërore të cilët u sakrifikuan madhërishëm së bashku me ushtarë të tjerë aleatë".