Lajçak: Jam dakord me Xhoanën se është e nevojshme të ndërmerren hapa për deeskalim të menjëhershëm në veri
Burim: Twitter/Miroslav Lajčak
I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka thënë se mbrëmë ka biseduar për situatën në veri të Kosovës me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçe Xhoana dhe se janë pajtuar se është e nevojshme të ndërmerren hapa urgjent për deeskalim.
Pas takimit, Lajçak ka theksuar në Twitter se të njëjtën gjë ua ka theksuar edhe ambasadorëve të NATO-s.
“Takimi i dobishëm me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçe Xhoana, me të cilin biseduam për situatën në veri të Kosovës. U pajtuam që është e nevojshme të ndërmerren hapa për deeskalim të menjëhershëm. Këtë e theksova edhe kur iu drejtova ambasadorëve të NATO-s”, tha Lajçak.
komentet