Lajçi: Kurti popërpiqet të dalë nga 'tutoria' e Ramës
Redaktori i TV News 24 në Tiranë, Dritan Lajçi, thotë për Kosovo online se politikanët në Kosovë dhe Shqipëri do të thonë se marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë shumë të mira dhe se kurrë nuk kanë qenë më të mira, por se qytetarët kanë mendim tjetër.
“Nëse i pyet qytetarët është ndryshe, sepse sipas sondazheve më shumë se 52 për qind e qytetarëve në Kosovë thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë aty ku duhet të jenë, kurse në Shqipëri më shumë se 60 për qind e njerëzve thonë se marrëdhëniet nuk janë të mira. Kur flasim për marrëdhëniet mes dy vendeve, flasim për interesat e qytetarëve dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën, sepse më shumë ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë se sa për Kosovën Shqipëria. Kuptohet që qytetarët e Kosovës e ndjejnë më shumë këtë mungesë ndihme dhe çështjet kryesore janë gjithmonë ekonomia, kultura apo edhe sporti”, thotë Lajçi.
Shumica si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, shton ai, aktualisht nuk janë shumë të fokusuar në marrëdhëniet e ndërsjella, por dominohen nga fushata zgjedhore që filloi në Shqipëri, ndërkohë që zgjedhjet në Kosovë po afrohen. Shumica, thekson ai, janë më të fokusuar tek problemet e tyre politike sesa tek problemet ekonomike të njerëzve.
“Kam përshtypjen se gjatë karrierës së tij në krye të qeverisë, zoti Kurti u përpoq të dilte nga ‘tutoria’ e kryeministrit të Shqipërisë. Nëse Rama tentoi ta fuste nën ombrellën e tij, Kurti donte t'i jepte identitet qeverisë së tij në Kosovë dhe të krijonte politikën e saj. Ai ka dashur të tregojë se është i pavarur, se Kosova duhet të marrë vendimet e veta, edhe pse Kosova nuk është anëtare e plotë e organizatave ndërkombëtare. Sido që të jetë, Kurti u përpoq të krijojë një ndarje mes politikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe jo të ndjekë plotësisht politikën shqiptare. Sigurisht që Kurti e bën këtë jo vetëm për të treguar forcën e tij, por edhe për të theksuar se çfarë do të jetë Kosova në të ardhmen. Ndoshta ka menduar se do ta ndihmonte më shumë Kosovën që të mos ishte satelit i Shqipërisë”, përfundon Lajçi.
komentet