Lami: Nevojitet inkurajimi i normalizimit të raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës
Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami ka theksuar pas takimit me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, se rajon i sigurt dhe stabil i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe shtoi se Sërbia luan rol fundamental në siguri si dhe me Vuçiqin bisedoi rreth asaj sesi të inkurajohet normalizimi i raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës.
Duke thënë se tensionet rajonale po rëndojnë gjithçka, Lami u shpreh se me presidentin e Sërbisë bisedoi sikurse tha për “veprimet antikushtetuese të presidentit të Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik”, por edhe se si të inkurajohet normalizimi i raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës.
Sipas fjalëve të tij, Britania e Madhe vazhdon t’i ofrojë mbështetje Sërbisë në përputhje me atë që qytetarët e saj të thonë se dëshirojnë dhe në përputhje me dëshirat e presidentit Vuçiq për çështjen e përshpejtimit rreth integrimeve europiane.
Duke komentuar memorandumet e nënshkruara sot, Lami tha se njëra është kyçe për bashkëpunimin ekonomik, pra për investime, ndërsa tjetra ka të bëjë me luftën e përbashkët të Sërbisë dhe Britanisë së Madhe kundër krimit të organizuar.
"Marrëveshja jonë sot do të thotë se mundemi që në këtë mënyrë të ndalim grupet që përfitojnë nga kontrabanda e njerëzve. Gjithashtu mund të forcojmë lidhjet ekonomike. Shkëmbimi ynë bilateral tani është mbi 1 miliard paund. Kjo është rreth pesë herë më shumë se ç’ka qenë në 2010. Një memorandum mirëkuptimi që sapo nënshkruam, mund të mbështesë investimet që do të na çonin në 4 miliardë paund”, tha Lami.
Shefi i diplomacisë britanike theksoi se me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar dhe rreth “zhvillimeve të fundit në Sërbi”.
"Pashë protesta të mëdha pas tragjedisë në Novi Sad dhe i përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta të gjithë atyre që humbën të afërmit e tyre. Kjo është një bisedë mes Qeverisë së Sërbisë dhe qytetarëve të saj që shprehin të drejtat e tyre në protestë paqësore. Më lejoni të theksoj se Mbretëria e Bashkuar nuk përzihet në këto biseda" tha Lami.
Vuçiq: U pajtuam që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësisë kyçe
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Dejvid Lami në Beograd, ka thënë se pavarësisht dallimeve mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe për çështjen e Kosovës si njëra dhe tjetra palë besojnë se dialogu është i rëndësisë kyçe.
Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat me Lamin ka theksuar se si Sërbia dhe Mbretëria e Bashkuar pajtohen se me bisedime zgjidhen problemet dhe gjenden zgjidhjet e kompromisit.
Përsa i përket situatës në B&H, sikurse tha Vuçiq, opinionet dhe qëndrimet për këtë çështje se kush është përgjegjës për gjendjen në këtë vend, dallojnë.
“Nuk mund të pajtohem se është fajtor për veprime antikushtetuese Millorad Dodik apo i vetmi fajtor për situatën në B&H dhe ftoj të gjithë njerëzit nga bota që të tentojnë të gjejnë zgjidhje kompromisi, ndërsa mund të them sot me orë të tëra për çështjen se nuk është fajtor Dodik por dikush tjetër, vetëm se është e lehtë që të hidhet faji tek pala sërbe çka është e zakonshme prej viteve ‘90”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia përherë e ka respektuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe në përputhje me këtë dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
Ai bëri të ditur se nuk i shkon në mendje që të komentojë protestat dhe demonstratat në Britaninë e Madhe duke respektuar sovranitetin e këtij vendi, dhe tha se përsa i përket protestave dhe mundësive politike në Sërbi, është me fat dhe krenar që mund të thotë se në dallim me vendet më të mëdha dhe Unionit Europian në mbarë botën, në Sërbi asnjë lloj dhune nuk është përdorur ndaj demonstruesve ku përditë shkelin ligjin.
“Jam krenar për faktin se kemi treguar se çfarë demokracie mbrojmë, sesi pjekuria dhe durimi ruajnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë. Gjithësesi jemi të sigurtë se Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera do të mund të ndjekin me krenari shembullin e Sërbisë në të ardhmen, t'i trajtojnë ata që demonstrojnë kundër qeverive të tyre pa asnjë dhunë, pa asnjë përdorim force, ose le të themi kur të sulmojnë BBC në të njëjtën mënyrë siç i trajtojmë ne demonstruesit që sulmojnë këtu në RTS” ka thënë ai.
Sipas fjalëve të tij për Sërbinë është e rëndësisë së jashtëzakonshme bashkëpunimi me Britaninë e Madhe si ekonomikisht dhe politikisht për të inkurajuar zhvillimin e tregtisë dypalëshe dhe shkëmbimin e shërbimeve.
Vuçiq i shprehu mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e projekteve në Sërbi tek zhvillimi i infrastrukturës kyçe.
Kur është fjala rreth migrimit ilegal, Vuçiq tha se Sërbia ka dhënë kontributin e vet dhe shikon së bashku me Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera europiane sesi të rregullohet migrimi jo i rregullt e njëkohësisht të respektohen të drejtat e njeriut por dhe interesat e Sërbisë.
Vuçiq vuri në dukje se do të shikohet se në Sërbi në muajin tetor do të shfaqen ilaçet kundër kancerit të gjirit që do të vijnë prej Britanisë së Madhe dhe tha se po punohet fort për grumbullimin e ilaçeve. Vuçiq ka thënë se po bëhet gjithçka që prej tetorit kjo të jetë ofertë dhe në Sërbi pasi sikurse tha, shëndeti i njerëzve në Sërbi është e rëndësisë së veçantë.
0 komentet