Lista Sërbe: Çështja e banesës së familjes Janiqijeviq do të zgjidhet

Srpska lista sa Bojanom Janićijević
Burim: Srpska lista

Përfaqësuesit e Listës Sërbe kanë biseduar me Bojana Janiqijeviqin nënën e vetme e cila sot me dy fëmijët dhe sipas urdhërit të Agjencisë së Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave, Policia Kosovare e largoi nga banesa në Mitrovicën e Veriut. Bëhet e ditur se çështja e banesës së familjes së saj do të zgjidhet.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe ofruan mbështetje për familjen Janiqijeviq e cila sikurse u theksua, regjimi i Albin Kurtit e la pa çati mbi krye dhe e hodhi në rrugë dhe i’u ofruan disa zgjidhje për strehim, për të kapërcyer problemin në të cilin u gjendën së bashku..

“E papranueshme është ajo e sotmja që ka kaluar familja Janiqijeviq, nëna e vetme e dy fëmijëve. Nuk do të lejojmë asnjë familje sërbe që të ngelet pa çati mbi krye” thuhet në njoftimin e Listës Sërbe.

Theksohet se është e turpshme që familjet sërbe të nxirren nga shtëpitë në të cilat kanë jetuar me dekada.

“Përveç betejës së vazhdueshme ligjore për të drejtat e tyre, propozuam dhe disa zgjidhje strehimi për ta, nga ofrimi i akomodimit privat deri tek opsione të tjera derisa të përfundojë beteja ligjore për të drejtat e tyre” thuhet në njoftim dhe bëhet e ditur se kjo po bëhet me prioritet.

Sipas urdhërit të Agjencisë së Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave, Policia Kosovare ka nxjerrë sot përjashta familjen Janiqijeviq në rrugën Mbreti Petar në Mitrovicën e Veriut ku sikurse tha Milojka Janiqijeviq është blerë nga Ndërmarrja Trepça ashtu sikurse kanë bërë edhe sërbët e tjerë nga veriu para disa dekadash.