Lista Sërbe: Kurti mban peng truallin sërb dhe ndalon ndërtimin e banesave sociale dhe shkollës në Mitrovicë

Tablice Kosovska Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Nga Lista Sërbe deklarohet se një ditë pas negociatave në Bruksel, regjimi i Albin Kurtit në vend të de-eskalimit vijon me eskalim dhe presione të mëtejshme ndaj popullit sërb në veri të Kosovës. Siç bëhet e ditur në Mitrovicën e Kosovës "vendimi i sotëm ilegal dhe ilegjitim i kryekomunarit të Kurtit është ndalimi i ndërtimit të banesave sociale për familjet e varfëra në këtë qytet si dhe shkolla për fëmijët prej kategorive të margjinalizuara".

Në deklaratën e Listës Sërbe theksohet se ky vendim ka për qëllim të çojë tensionet dhe rrezikojë paqen. 

“Për t’a bërë ironinë edhe më të madhe, vendimi për ndalimin e ndërtimit të shkollave dhe banesave e marrin kryekomunarët e Kurtit në kohën kur ilegalisht po sekuestrohet toka sërbe në veri të Kosovës e Metohisë dhe po ndërtohen baza ilegale për njësitë parapolicore shqiptare, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe të gjitha ligjet në fuqi!? Me këtë konfirmohen fjalët e djeshme të presidentit Vuçiq se jemi larg de-eskalimit dhe se Prishtina nuk është e interesuar për de-eskaluar situatën në veri” thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se regjimi i Kurtit me këtë vendim, vijon me eskalimin dhe planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre.

“Pas arrestimeve të pabaza, rrahjeve dhe frikësimeve të popullit tonë, sot përmes kryekomunarit të tij, ka marrë vendim që të ndalojë ndërtimin e shkollave dhe banesave dhe ekipi dërgoi një mesazh tjetër se nuk do sërb në Kosovë e Metohi. Shtrohet pyetja nëse kjo është përgjigja e Kurtit ndaj thirrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës e Metohisë si dhe nëse ky vendim për të ndaluar ndërtimin e shkollës dhe banesave për qytetarët në përputhje me apelin e ambasadorëve të Pesëshes që këta kryekomunarë të imponuar me 3% të të zgjedhurve të merren me gjera teknike dhe administrative” thuhet nga Lista Sërbe.

Këto vendime kanë shkaktuar shqetësim shtesë për qytetarët tanë, sepse kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut të popullit tonë, thuhet në komunikatë.

“Edhe një herë apelojmë tek përfaqësuesit ndërkombëtarë që t’a parandalojnë Kurtin të shkaktojë kaos, sepse është detyrim i tyre të ruajnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, përfshirë sërbët në Kosovë e Metohi”, përfundon deklarata.