Llajçak: Ndjek me vëmendje zhvillimet në lidhje me vendimin e BQK që godet sërbët në Kosovë

Beograd_240129_Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak ka thënë se po ndjek me kujdes zhvillimet në lidhje me vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës për transfertat në kesh e cila kryesisht godet sërbët në Kosovë.

Llajçak në Fejsbuk, duke përmbledhur zhvillimet e javës që kaloi, kujtoi se në Beograd e Prishtinë ka diskutuar për situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog.

“Kemi biseduar për dialogun dhe prekur edhe gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes BE dhe Kosovës. Diskutimet e detajuara me liderët dhe kryenegociatorët nga të dyja palët kanë qenë në kohë dhe të rëndësishme, çka na mundësoi të shprehim pritshmëritë tona për muajt e ardhshëm dhe të diskutojmë se çfarë do të punojmë. Ndjekim zhvillimet duke u fokusuar në dinamikën aktuale të procesit të normalizimit. Në këtë kontekst po ndjek me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me Rregulloren e fundit të Bankës Qëndrore të Kosovës për operacionet me kesh, e cila në veçanti prek komunitetet sërbe që jetojnë në Kosovë”, tha Llajçak.

Ky i fundit shtoi se këtë javë udhëton për në Firence, ku në Institutin Universitar Europian do të mbajë leksion rreth Ballkanit Perëndimor.