LS: Sulmi i armatosur ndaj sërbëve në Deçan, pasojë e politikës së rrezikshme që zbatohet sistematikisht
Lista Sërbe deklaron se sulmi i armatosur ndaj Dejan S. dhe Radovan M. në Deçan, dëshmon se sërbët në Кosovë janë të ekspozuar me presione të vazhdueshme dhe se dhuna ndaj tyre nuk përjetohet më si përjashtim, por pasojë e politikës së rrezikshme që zbatohet sistematikisht.
Thuhet se kjo ngjarje nuk lindi rastësisht.
"Është rezultat i viteve të tëra të ndërtimit të atmosferës antisërbe e promovuar nga regjimi në Prishtinë, përmes performancës publike, mesazheve politike dhe mungesës së plotë të përgjegjësisë për ata që sulmojnë sërbët. Në ambjent të tillë, përkatësia kombëtare është bërë arsye e mjaftueshme që dikush të jetë shënjestër e dhunës", thuhet në njoftimin e Listës Sërbe në Instagram.
Vihet re dhe veçanërisht të shqetëson fakti që asnjë nga sulmet e shumta ndaj sërbëve në periudhën e fundit, nuk mori epilog adekuat gjyqësor.
"Kur krimet mbeten të pandëshkuara, përcillet mesazh i qartë se dhuna është e lejueshme. Pikërisht ky mesazh sot inkurajon agresorë të rinj dhe çon në pasoja gjithnjë e më të rënda", thuhet prej Listës Sërbe.
Kjo e fundit kërkon që ky rast të ndriçohet deri në fund dhe përgjegjësit të ndëshkohen, por edhe që të marrë fund praktika e mbylljes së syve për sulmet ndaj sërbëve.
"Ftojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë që të marrin një pjesë të përgjegjësisë dhe të parandalojnë eskalimin e mëtejshëm të dhunës, sepse duket që situata momentale çon në pasiguri edhe më të madhe. Sërbët në Kosovë e Metohi nuk kërkojnë privilegje, por të drejtën për jetë të sigurt dhe mbrojtje të barabartë nga ligji-e drejtë që u është mohuar atyre prej kohësh", konkludon Lista Sërbe.
Në incidentin e armatosur në një kafene në Deçan, u lënduan dy sërbë, si dhe një avokat shqiptar, D.C., ndërsa i dyshuari për tentativë vrasjeje, Ismet Zukaj, u arrestua në vendngjarje.
Zyra për Kosovë e Metohi njoftoi se sulmi ndaj Dejan S. dhe Radovan M. ishte pasojë e politikës antiserbe të Prishtinës, e cila, sikurse thonë, inkurajoi ekstremistin shqiptar i cili shtiu ndaj tyre me breshëri plumbash vetëm sepse janë sërbë.
0 komentet