Luçiç: Sulme irracionale dhe të rrezikshme të autoriteteve të Prishtinës ndaj Telekomit të Serbisë

Lučić
Burim: Kosovo Online

Me rastin e akuzave nga përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë se Serbia, përmes rrjetit MTS, ka tentuar të destabilizojë Kosovën përmes një alarmi për bombë në parlamentin e Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Serbisë, Vlladimir Lluçiq, deklaroi se është i shokuar nga këto sulme irracionale dhe të rrezikshme ndaj kompanisë.

Lluçiq kujtoi për Kosovo online se autoritetet e Prishtinës para dy vitesh kishin tentuar të mbyllnin Telekomin e Serbisë, duke treguar qartë dëshirën dhe synimin për të vështirësuar, madje ndalur punën e saj.

"Telekomi i Serbisë ka një reputacion të madh në botë dhe mendoj se në vend të këtyre sulmeve skandaloze, administrata e Prishtinës duhet më në fund të fillojë procesin e dhënies së licencës së tretë për telefoninë mobile, sepse kjo është në interes të popullatës që jeton dhe punon në territorin e Kosovës dhe Metohisë", theksoi Lluçiq.

Lidhur me alarmimin për bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, akuzuan Serbinë se po zhvillon luftë hibride kundër Kosovës, përmes rrjetit mobil nga Serbia.

Sot, eksperti i sigurisë Agim Musliu ishte më konkret dhe tha se Serbia, përmes rrjetit MTS, po e destabilizon Kosovën dhe kërkoi rishqyrtim të punës së MTS-it në Kosovë.