Luçiq: Telekomi ka kaluar në “kundërofensivë” në Kosovë, do të marrim pjesë në shpërndarjen e një pjese të spektrit

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Luçiq, tha sot se Telekomi është kompania më e madhe serbe në Kosovë dhe njoftoi se së shpejti do të shkojë sërish në Prishtinë lidhur me ndarjen e ardhshme të një pjese të spektrit për rrjetin 4G dhe 5G, për të cilën siq thotë, ai kompania e tij ka të drejtë sipas Marrëveshjes së Brukselit, raporton RTV.

Luçiq tha se Telekom Srbija, pasi u mbrojt kundër synimit të Prishtinës për ta mbyllur në Kosovë vitin e kaluar, ka nisur një kundërofensivë dhe se nuk do të lejojë që ndarja e spektrit të kalojë pa pjesëmarrjen e saj.

Ai ka theksuar se deri në fund të vitit Telekom Srbija do të mund të marrë leje për zgjerimin e telefonisë mobile në të gjithë territorin e Kosovës.

"Ne jemi edhe kompania më e madhe serbe atje. Dhe tani pas asaj mbrojtjeje, le të themi, kemi filluar një kundërsulm dhe në këta dy muaj do të kemi një aktivitet të madh diplomatik. Tani do të shkoj përsëri në Prishtinë për t'u takuar me ambasadorët, sepse administrata e Prishtinës ka vendosur të ndajë një pjesë të spektrit për 4G dhe 5G. Ne nuk do të lejojmë që ndarja e atij spektri të kalojë pa ne. Pra, siç kemi thënë gjithmonë, marrëveshja e Brukselit ka përcaktuar qartë se çfarë ka të bëjë me telefoninë celulare, ne kemi licencë të përkohshme deri në dhënien e licencës së tretë dhe tani është koha që të përpiqemi ta zgjidhim atë”, tha Luçiq për TV Prva.

Ai thotë se plani fillestar i Prishtinës është që të ndajë një pjesë të spektrit pa Telekomin.

"Një mënyrë e tillë do të favorizonte dy operatorët e Prishtinës që punojnë dobët. Ata kanë probleme financiare me operatorin e tyre kryesor në Prishtinë, shpesh njerëzit hyjnë në grevë dhe nuk paguhen. Thjesht do të ishte shkelje e Marrëveshjes së Brukselit. Kështu që shpresoj se do të dalim nga ajo situatë, vitin e kaluar, kur ata mendonin se do të na mbyllnin, ne në fakt u gjendëm në një situatë ku deri në fund të vitit kemi leje të zgjerojmë me telefoninë celulare në të gjithë. territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka theksuar Luçiq.

Ai pret që në atë rast Telekomi, si operator mobil në Kosovë, të bëhet shumë i popullarizuar te shqiptarët, të cilët do ta përdorin më shumë këtë rrjet.

“Dhe prandaj më së shumti kanë frikë të na japin. Pra në këta dy muaj do të merremi më së shumti me të”, shtoi Luçiq.