Mashiq: Vendimi për largimin nga objekti nuk është i zbatueshëm, tentativë e re për dëbimin e sërbëve

Sunčica Mašić
Burim: Kosovo Online

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Vuçiternë Sunçica Mashiq tha për Kosovo Onlajn se vendimi i Prishtinës për largimin e disa institucioneve të Sërbisë nga hapësira e godinës në lagjen Boshnjake mes të cilave edhe kjo qendër, praktikisht është i pazbatueshëm, pasi ndodhen këtu për t’i ofruar ndihmë të zhvendosurve, duke theksuar se ky është një tjetër vendim i Prishtinës, qëllimi i të cilit është dëbimi i sërbëve nga Kosova.

"Ky vendim është i pazbatueshëm për ne. Qendra për Punët Sociale ka çelur zyrën në lagjen boshnjake pikërisht që të mund t'u ofrojë mbështetje sërbëve të zhvendosur nga Vuçiterna, prej të cilëve numri më i madh janë në Mitrovicën e Kosovës. Dhe jo vetëm ata, por edhe për banorët e Banjës dhe Gojbuljës, për të cilët Mitrovica është vendi më i afërt ku mund të vijnë dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre në fushën e mbrojtjes sociale. Ne jemi gjithmonë në vendin ku duhet për t'u ofruar ndihmë qytetarëve", tha Mashiq.

 


Kjo e fundit thekson se të punësuarit nëse nuk kanë zgjidhje tjetër, munden të braktisin hapësirën por nuk do të ndalin punën.

E pyetur nëse ka frikë se policia kosovare mund të përdorë forcën, Mashiq u përgjigj se kjo mundësi përherë egziston, por sërbët e Kosovës nuk tremben. 

“Ne nuk do të hyjmë në konflikte, kjo nuk do të ndodhë. Ne atëherë këtë vendim do t’a respektojmë, por kjo do të thotë se ata i kanë lënë në rrugë të punësuarit. Duke i nxjerrë nga zyrat, ata nuk i kanë mbyllur institucionet. vetëm e bërën që ata që gjenden në rrugë edhe qytetarëve të drejtat e tyre do t’i ushtrojnë në rrugë, çka si profesioniste, si njeri dhe sërbe nuk besoj si rrugën e duhur në të cilën duhet të shkohet” tha Mashiq.

Kjo e fundit veçon se Qendra mbulon rreth 120 familje me ndihmë sociale monetare, si formë e përhershme e ndihmës.

“Veç kësaj, ka edhe ndihma të njëhershme, kështu që rreth 90 familje kanë aplikuar për këtë lloj ndihme. Qendra ofron shërbime edhe ndihmësve të tjerë për personat e pamundur fizikisht, si dhe ndihmë kthyese. Të gjitha këto të drejta ushtrohen përmes institucioneve të Sërbisë, pra Qendrës. Punojmë edhe në mbrojtjen juridike familjare dhe për këtë është e papranueshme që të pranojmë me qetësi të tillë vendim” tha Mashiq.


Kjo e fundit tha se ky është një tjetër vendim në vargun e vendimeve me të cilat Prishtina po tenton të dëbojë popullin sërb nga Kosova, pasi duke i mohuar të drejta të caktuara, mbeten në pozitë ku nuk mund të mbijetojnë, gjë që, thotë ajo, është dhe qëllimi i institucioneve kosovare. "Megjithatë pas nesh qëndron shteti i Sërbisë dhe në çdo moment, mund t’a llogarisim atë. Besoj se do të gjejmë mënyrë jo vetëm për të rezistuar, por edhe për të gjetur përfituesit dhe për t'u ofruar atyre gjithçka që u nevojitet", tha Mashiq.

Kjo e fundit shton se me të tillë vendim, Prishtina po tenton të krijojë konfuzion tek populli sërb.

"Por ky nxitim nuk është i nevojshëm. Sado që të përpiqen, sërbët janë në njërën anë dhe gjithmonë kështu do të jenë. Nuk frikësohemi nga zgjedhjet, por nuk do t’a bëjmë nën kushtet në të cilat dëshiron Kurti dhe institucionet kosovare” ka përmbyllur Mashiq.