Milivojeviq: Nëse Moldavia anëtarësohet në BE, Sërbia të insistojë për trajtim të barabartë

Beograd_231122_Zoran Milivojević 07
Burim: Kosovo Online

Ish diplomati Zoran Milivojeviq ka thënë për Kosovo onlajn se në kontekstin e eurointegrimit mes Sërbisë dhe Moldavisë, ku kanë çështje të pazgjidhura territoriale, nuk egzistojnë dallime juridike, por janë domethënëse dallimet politike duke treguar atë se shumica e shteteve të BE e kanë njohur Kosovën, ashtu sikurse në rrethanat gjeopolitike Moldavia ka avantazh në Bruksel. Pavarësisht kësaj, Milivojeviq tregoi se, nëse Moldavia do të integrohej në BE me çështjen e pazgjidhur të Pridnjestrovljes, radha do t’i vinte dhe Sërbisë, për të cilën Unioni Europian do ta vinte në diskutim subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar.

Milivojeviq theksoi se Ukraina dhe Moldavia nuk përfaqësojnë raste të rregullta, sepse asnjë shtet nuk kontrollon pjesë të territorit të vet, ku në të dyja rastet, ndodhen forcat ruse.

"Nëse do të çeleshin negociatat e pranimit, atëherë Sërbia do të ishte në rendin e ditës për arsyen e thjeshtë se rasti i Sërbisë trajtohet si rast sui generis", tha ai, duke shtuar se 22 vendet anëtare që njohën pavarësinë e Kosovës këtë çështje e konsiderojnë të mbyllur.

Në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Komisionit Europian dhe Prishtines, procesi i negociatave të pranimit zhvillohet njëanshmërisht nga Sërbia, tha Milivojeviq duke shtuar se ky mekanizëm kënaq interesat e anëtarëve të BE që njohën pavarësinë e Kosovës.

"Megjithatë, Sërbia është anëtare me të drejta të plota e KB me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Sipas kësaj nëse çështja e Moldavisë dhe Ukrainës do të hapej në ndonjë mënyrë, atëherë Sërbia në të njëjtën mënyrë do të duhej të trajtohej", tha Milivojeviq.

Ndërkaq, theksoi se, në dallim nga Kosova, asnjë anëtar i BE nuk e ka njohur pavarësinë e Pridnjestrovljes, Republikës Popullore të Luganskut (LNR) apo Republikës Popullore të Donjetskut (DNR).

"22 anëtarë të BE njohën Kosovën, dimë se në çfarë kushtesh. Egziston një lloj presioni për t’a verifikuar këtë përmes negociatave të pranimit, përmes Kapitullit 35 dhe do të thoja, trajtimit të Kosovës përmes Marrëveshjes së Ohrit, si dhe një përpjekje për të arritur njohje de facto çka për Sërbinë është e papranueshme. Në këtë kuptim, egziston dallim në raport tek Moldavia dhe Ukraina", tha ai.

Milivojeviq theksoi se dallimi nuk egziston në kuptimin juridik ndërkombëtar, por që është i pranishëm në kuptimin politik. Sikurse spegoi, Brukseli i jep përparësi integrimit europian Ukrainës dhe Moldavisë për arsye gjeopolitike.

"Ky është thelbi dhe baza e vëzhgimit të Moldavisë si subjekt i veçantë, pra rast i veçantë, me qëllim hyrjen që të hyjë në proces të caktuar, ndonëse devijon nga parimet dhe standardet. Mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur, për arsyen e thjeshtë se Bashkimi Europian do të vinte në diskutim pozitën e vet, subjektivitetin e tij juridik ndërkombëtar dhe kushtetutën e vet-Marrëveshjen e Lisbonës", vuri në dukje ai.

E pavarësisht kësaj, Milivojeviq tha se egziston presion që çështja e eurointegrimit të Moldavisë dhe Ukrainës të zgjidhet në favor të interesave perëndimore dhe kundër interesave ruse pavarësisht se në pozitën ndërkombëtare duke theksuar avantazhin e Moldavisë në raport me Ukrainën, sepse nuk është në gjendje lufte, çka pengon Kievin të zbatojë arritjet juridike të BE.

Duke komentuar deklaratën e komisioneres europiane për zgjerimin, Marta Kos, se Moldavia mund të bashkohet me BE pavarësisht çështjes së Pridnjestrovljes, Milivojeviq tha se për Sërbinë kjo do të ishte inkurajuese nëse Brukseli do t’a trajtonte si shtet të plotë.

"Nëse dëshirojnë të trajtojnë Sërbinë dhe Moldavinë në të njëjtën mënyrë, si shtete sovrane që kanë subjektivitet juridik ndërkombëtar në të gjithë territorin e tyre, pra që Pridnjestrovlja në rastin e Moldavisë dhe Kosova në rastin e Sërbisë, konsiderohen pjesë të territoreve të tyre dhe që Sërbia shikohet si shtet i tërë, atëherë kjo mund të jetë inkurajuese, megjithëse nuk mendoj se ky nuk është rast” vlerësoi ai..

Milivojeviq shprehu skepticizëm për deklaratat e Marta Kos, duke kujtuar se më herët tha se ka përparim inkurajues kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës mes pesë shteteve të para anëtare të BE që nuk e njohin atë, pas të cilës u pasua nga mohime nga disa vende që njoftuan se mbeten në qëndrimin e tyre për mosnjohjen e pavarësisë kosovare.

"Nuk ka elementë që ata do t'u lejonin atyre të hiqnin dorë nga qëndrimet e tyre parimore. Sipas kësaj në atë rast znj. Marta Kos është refuzuar", tha Milivojeviq.