Milliq: Në këto momente ka pak gjasa që Kosova të jetë subjekt i bisedimeve mes SHBA dhe Rusisë
Drejtori programues i organizatës “Rruga e tretë e re“ Dimitrije Milliq vlerëson se në këto momente ka pak gjasa që çështja e Kosovës të mund të jetë temë e bisedimeve direkte mes SHBA dhe Rusisë por që nuk duhet përjashtuar mundësia që Donald Tramp këtë temë t’a vendosë në pjesën e iniciativës së vet paqësore çka bëri së fundi dhe me rastin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Kur është fjala për çështjen e Kosovës, vështirë të pritet që ky model të zbatohet kur bëhet fjalë për dialog, Rusia prej kohësh nuk është aktor, sepse dhe dialogu është nën mbikqyrjen e ndërmjetësimin e BE dhe ndikimit të Uashingtonit nga ana tjetër” ka thënë Milliq për Kosovo onlajn.
Ai bën të ditur se Rusia nuk është prezente në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës qysh nga momenti kur kjo çështje doli nga kuadri i KB.
“Rreth kësaj çështjeje konkrete, Moska nuk ka ndikim të madh, në terren dhe me të vërtetë ka ndikim BE dhe SHBA. Pyetja e vetme është nëse ata në këtë çështje do të punojnë bashkarisht sikurse në rastin e administratën së mëparshme të Xho Bajden, kur veproi në koordinim me BE dhe nëse do të punojnë krejtësisht veçmas, sikurse rasti në mandatin e parë të Donald Tramp” thotë Milliq.
Është në pikpyetje, shton ai dhe sesa prioritet kanë fuqitë e mëdha në këto momente për Kosovën.
“Ukraina, lufta në Gazë dhe çështjet e brendshme amerikane, si dhe çështjet e brendshme europiane, tërheqin vëmendje më të madhe dhe situata momentale nuk tregon se çështja kosovare mund të kandidohet kaq lartë” tha ai.
I pyetur nëse deklaratat e shumta të Trampit në atë që arriti që të ndalë luftën mes Sërbisë dhe Kosovës, tregon se do të merret të paktën me çështjet e Ballkanit Perëndimor, Milliq shprehet skeptik.
“Ndonëse Donald Tramp disa herë përmendi në disa deklarata dhe mitingje se ndali luftën mes dy palëve në Ballkan, kjo nuk do të thotë se përveç këtyre temave të tjera globale, çështja e Kosovës do të jetë kaq lehtë në rendin e ditës të Amerikës. Por, ajo mund të gjendet në kontekstin e disa prej iniciativave të Tramp për gjetjen e zgjidhjeve paqësore”, preçizon Milliq.
Ky i fundit kujton se SHBA luajtën rol të rëndësishëm në definimin e zgjidhjes paqësore mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe se në këtë kontekst, mund të pritej ndonjë iniciativë edhe për Kosovën, por as dhe atëherë nuk do të përfshinte Rusinë.
“Ndoshta mund të presim iniciativë direkte amerikane nga ana e Trampit, por me pak gjasa në formatin e bisedimeve me Rusinë për këtë temë”, beson Milliq.
0 komentet