Rohaç: Në rastin e përafrimit të SHBA dhe Rusisë, Moska do të mund të kërkonte sferë më të madhe ndikuese në Ballkan
Këshilltari i lartë në Institutin Amerikan për Sipërmarje (AEI) dhe eksperti për Europën Qëndrore e Lindore Dalibor Rohaç, shprehu frikë se me përafrimin e Uashingtonit dhe Moskës kjo mund të prodhojë situatë në të cilën Rusia do të kërkonte sferë ndikuese dhe në Ballkan çka do të sillte deri në destabilizimin e rajonit, por dhe përkeqësimin e situatës në Kosovë.
Duke komentuar takimin e fundit të Donald Trampit me Vladimir Putinin në Alaskë dhe mundësia që këto dy vende të merren vesh për zgjidhjen e ndalimit të luftës në Ukrainë, Rohaç thotë se bota vazhdon të jetë “mjaft larg nga cilado zgjidhje që ngjason për zgjidhjen e krizës për Ukrainën” dhe se në këto momente të gjitha janë në sferën e “situatave hipotetike”.
Ndërkohë që shprehu frikën se “lëshimet e Rusisë” mund të të shkojnë më tej nga “zgjidhja kontruktive për Ukrainën” por dhe kur është fjala për Ballkanin Perëndimor.
“Kam frikë se një lloj afrimi mes Uashingtonit dhe Moskës, mund të krijojë situatë në të cilën Rusia mund të kërkojë sferë ndikimi edhe në Ballkan. Mund të pritet që Rusia të ndihmojë Sërbinë në destabilizimin e vendeve të ndryshme në mbarë Ballkanin Perëndimor e padyshim në përkeqësimin e situatës në Kosovë. A do të thotë kjo se SHBA do të përfshihen në zgjidhjen e çështjes? Nuk jam plotësisht i sigurt. Kosova është çështje publike shumë më pak rezonance në SHBA sesa në Europë dhe sesa në Ukrainë", tha Rohaç për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit beson se në rast të "ridrejtimit të sferës ndikuese" në Ballkanin Perëndimor, Kosova do të lihet si "tokë e askujt".
"Si pjesë e kësaj marrjeje të sferës ndikuese, do të ishte me shumë gjasa që Kosova të lihet si 'tokë e askujt', larg çdo ndikimi perëndimor. A do të tërhiqet BE në këto rrethana, mendoj se është ende çështje e hapur. Mendoj se BE do të ketë shumë punë për të tentuar të mbështesë Ukrainën sesi të mbetet pak a shumë e paprekur gjatë viteve të ardhshme përballë agresionit rus dhe presionit nga Uashingtoni", ka thënë Rohaç.
0 komentet