Millivojeviq: Ka shkopinj dhe karota, por nuk janë në rend dite
Diplomati Zoran Millilvojeviq vlerësoi, në lidhje me propozimin franko-gjerman për Kosovën, që ka edhe shkopinj edhe karota për Beogradin dhe Prishtinën, por që nuk janë në rend dite, ndërsa për insistimin e Perëndimit për formimin e BKS-së thotë se e kanë pranuar si fakt që negociatat nuk mund të vazhdojnë pa të, transmeton N1.
Për draft propozimin e BKS-së të paraqitur nga Fondacioni Friedrich Ebert, Millivojeviq tha për N1 se nëse nuk ka prapavijë serioze politike, atëherë duhet trajtuar si shërbime të mira dhe ndihmë për të bërë diçka, sepse duhet pasur parasysh se nuk kanë autoritet për të.
Sipas marrëveshjes mbi parimet e vitit 2015., e cila përpunoi marrëveshjen bazë të Brukselit, përcaktonte qartë se kush duhet të bëjë çfarë, si duhet të duket Bashkësia. Në të thuhet qartë se ekipi drejtues është përgjegjës për hartimin e Statutit, e ka hartuar në vitin 2018, duhej të ishte dorëzuar për shqyrtim nga palët, por për faktin se Prishtina pengoi bisedimet për BKS, ai as nuk ka qenë prezantuar”, thotë Millilvojeviq.
Ai shton se në krahasim me atë që ishte paraparë në vitin 2015 për BKS, në draftin e "Friedrich Ebert" ndryshon thelbësisht se "ekipi drejtues që ka punuar për Statutin ka nisur nga fakti se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur, se Kosova po diskutohet si një ent nën protektoratin e OKB-së, pra BKS në Kosovë, që është protektorat i OKB-së”.
"Ajo që ofroi Ebert dhe çfarë na thonë Sholle dhe Escobar, nënkupton BKS brenda Kosovës si shtet i pavarur”, thotë Millivojeviq.
Ai po ashtu thotë se i vjen mirë që amerikanët insistojnë që Marrëveshja e Brukselit është një marrëveshje ndërkombëtare, se është më e vjetër se çdo akt i brendshëm, kështu që Kosova nuk mund t'i referohet as Gjykatës Kushtetuese dhe as ligjeve si mbizotëruese.
“Ka qenë e paraparë me marrëveshjen mbi parimet në vitin 2015 se Marrëveshja e Brukselit duhet të përfshihet në sistemin e Kosovës si entitet, do të thotë ndryshim i kushtetutës dhe që sipas urdhrit të kushtetutës së re në të cilën do të përfshihet BKS, të urdhërojë të gjitha ligjet e tjera që të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit në ligjin përkatës. Kjo nuk është bërë asnjëherë, përkundrazi, pala e Prishtinës ka dorëzuar Marrëveshjen e Brukselit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim dhe pastaj kemi një vakum për 10 vjet”, kujton ai.
Ai shton se BKS është një "çështje e mëparshme" dhe se amerikanët pajtohen me këtë.
Ai thekson se kjo çështje është e ndarë nga diskutimi për planin evropian dhe aty do të futet një fazë e re negociatash, sepse pala serbe insiston në zbatimin e Marrëveshjes origjinale të Brukselit, duke përfshirë rregullat mbi parimet, dhe kjo do të thotë se BKS përfaqëson në një farë mënyre nivelin e tretë të qeverisjes, ajo është e lidhur drejtpërdrejt me pushtetin qendror, ka aktivitet legjislativ dhe mund të vërë veton për çdo gjë që nuk është në interes të komunitetit serb.
“Ka mjaft elementë që do të jenë objekt mosmarrëveshjeje”. I gjithë projekti, në të cilin tani bazohet qëndrimi i SHBA, për të diskutuar BKS brenda Kosovës si shtet i pavarur dhe nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe të sistemit politik të Kosovës, pra jo si nivel i tretë qeverisjeje dhe pa kompetenca që vënë në dyshim sovranitetin e autoriteteve zyrtare. Ky do të jetë raundi i fundit i negociatave”, beson Millivojeviq.
Për insistimin e Perëndimit për formimin e BKS-së, ai thotë se e kanë pranuar si fakt që negociatat nuk mund të vazhdojnë pa të.
“Ky koncesion ndaj Serbisë duhet të nënkuptojë koncesionin e Serbisë sipas planit evropian dhe realizimin e atyre bazë nga plani evropian”, thotë Millivojeviq.
Me rastin e seancës së ardhshme parlamentare për Kosovën, thotë se Serbia është përballë çështjes më serioze që ka të bëjë drejtpërdrejt me interesin e saj shtetëror dhe kombëtar dhe është për t'u pritur që partitë politike dhe deputetët të jenë seriozë dhe të mos diskutojnë për qeverinë e Vuçiqit dhe për disa çështje ndërpartiake.
Ai shton gjithashtu se i vjen mirë që në opozitë ka parti që e kuptojnë rëndësinë e kësaj, si për shembull PPS.
“Kemi problem që nuk do ta kemi atë dokument në kuvend, por negociatat specifike zhvillohen jashtë domenit publik, dhe vetëm kur të përcaktohet qëndrimi dhe marrëveshja do të bëhet publike. Por ka një pyetje qendrore dhe të gjitha partitë kanë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre për këtë”, thekson Millivojeviq.
Ai po ashtu thotë se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, por propozimi i ri është vetëm një platformë për negociata.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me ne nëse nuk e pranojmë atë propozim, ai thotë se kërcënimet duhen kuptuar si serioze, por jo si histori e përfunduar, “sepse për këtë mund të flasim vetëm nëse nuk ka proces negociues”.
“Ne jemi ende në terrenin e çështjes së mëparshme, që është BKS”, shtoi Millivojeviq.
Ai gjithashtu thotë se mendon se ka edhe shkopinj edhe karota, por nuk janë në rend dite.
"Unë nuk shoh një karotë, por ashtu siç duket tani, duhet të jetë që këto sanksione të mos ndodhin”, beson diplomati dhe shton se nëse dikur karota ka qenë akses në BE, tani nuk është në rend dite.
"Ajo që është në dispozicion për ne në perspektivë është shumë më realiste sesa qasja në BE - bashkësia politike evropiane, ose qasja në bashkësinë ekonomike evropiane do të kishte kuptim, sepse BE-ja është 80-90 për qind bashkësia ekonomike”, përfundoi Millivojeviq.
komentet