Milloviq: Heqja e billbordit nuk sjell qetësim, por përkeqësim të ri të situatës në veri të Kosovës

Dragiša Milović
Burim: TV Most

Nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Milloviq, tha se heqja e billbordit në Zveçan nuk çon në deeskalim dhe qetësim, por në një përkeqësim të ri të situatës në terren.

"E gjithë kjo po ndodh para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët janë këtu kryesisht për të sjellë paqen, stabilizimin dhe besimin reciprok. Me këto lëvizje nuk shoh një deeskalim, një qetësim të situatës në terren, por përkundrazi një shtrëngim”, tha Milloviq për TV Most.

Ai ka deklaruar se heqja e billbordit është shembull i përdorimit të forcës dhe mesazhi që çdo gjë që ka të bëjë me Serbinë duhet të hiqet, dhe se pas 25 vjetësh të rrënimit të varrezave, kishave dhe manastireve serbe – radha u radh flamujve dhe billbordeve.

“Ky është shembull i përdorimit të forcës dhe mesazhi që na kanë dërguar përfaqësuesit e Prishtinës që çdo gjë serbe, gjithçka që ka të bëjë me Serbinë duhet të hiqet. Ne kemi qenë dëshmitarë të rrënimit të varrezave, kishave dhe manastireve serbe të rrënuara për 25 vjet. Tani i shqetësojnë edhe flamujt serb, dhe shohim se edhe flamuri i Unmik-ut i pengon”, ka thënë Milloviq.

Sipas tij, në billbordin e Zveçanit janë paraqitur personalitete të rëndësishme serbe, qytetarë nderi të kësaj komune.

“Më në fund radha i erdhi billbordeve ku ka edhe qytetarë nderi të komunës sonë si akademiku Zoran Krivokapiq, kirurg me famë botërore, Novak Gjokoviç që është tenisti më i mirë në botë dhe si shumë punëtorë tanë humanitarë, Arlov, ambasadori Gjuriq, presidenti Vuçiq. Pra, edhe kjo e pengon dikë”, përfundoi Milloviq.

Policia e Kosovës në Zveçan sot ka hequr billbordin në të cilin janë prezantuar qytetarët e nderit të kësaj komune.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.

Sveçla ka postuar videon e heqjes së billbordit në llogarinë e tij në Facebook me komentin se simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.