Ministria e Kulturës së Sërbisë: Sulmet ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore sërbe në territorin e K&M gjithmonë e më shumë të shpeshta
Ministria e Kulturës së Sërbisë ka dënuar ashpërsisht bastisjen dhe plaçkitjen e Kishës së Martires së Madhe të së Dielës në Gushtericën e Epërme afër Prishtinës.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, fakti që shqetëson më shumë është se ky është sulmi i dytë ndaj vendeve të shenjta të Kishës Ortodokse Sërbe në pothuajse dy ditë pas sulmit të ngjashëm ndaj Kishës së Shënjt Dhimitrit në Dobrotin.
"Kjo seri incidentesh tregon qartë se sulmet ndaj trashëgimisë shpirtërore e kulturore sërbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se po ndodhin në atmosferë tërësisht pasigurie dhe frikësimi. Dhuna ndaj sërbëve, shkatërrimi i pronës së Kishës Ortodokse Sërbe dhe përdhosja gjithnjë e më e shpeshtë e varrezave sërbe, janë rezultat i klimës së ekstremizmit, dhunës dhe politikës afatgjatë antisërbe në Prishtinë, por dhe praktikës që autorët e akteve të tilla të mbeten të pandëshkuar, çka inkurajon më tej sulme të reja", thuhet në njoftim.
Ministria e Kulturës së Sërbisë edhe një herë ka bërë thirrje për reagim urgjent dhe të qartë, për gjetjen dhe sanksionimin më të rreptë të përgjegjësve, si dhe vendosjen e mbrojtjes efektive të vendeve të shenjta dhe të së mirave kulturore sërbe, duke pasur parasysh se vetëm gjatë vitit të fundit u shënuan 26 sulme, objektivat e të cilave ishin besimtarët sërbë, varrezat dhe objektet e Kishës Ortodokse Sërbe dhe se sulme të tilla nuk janë zgjidhur kurrë.
"Republika e Sërbisë mbetet e vendosur të vazhdojë të mbrojë trashëgiminë e saj shpirtërore, kulturore e historike, si dhe të drejtat bazike të popullit sërb në Kosovë e Metohi", thuhet në njoftim.
0 komentet