Prifti Vasiq: Grabitësit morën kutinë nga kisha e Dobrotinës plot me të holla, banorët vendas të shqetësuar

Crkva u Dobrotinu
Burim: Kosovo Online

Prifti Millan Vasiq, kryekishtari i kishës së Shënjt Dhimitrit në Dobrotin ku mbëmjen e djeshme u sulmua, theksoi se grabitësit morën kutinë me donacione vullnetare, duke bërë të ditur se mes banorëve mbretëron shqetësimi për të gjitha zhvillimet në këtë vend gjatë periudhës së kaluar.

At Millani kujtoi se tri vite më parë u sulmua zyra e tij ndërsa sot u sulmua kisha prej së cilës sipas vlerësimit të tij, u vodhën 500 deri në 600 euro.

Duke speguar se kjo ndodhi rreth orës tre pas mesnate kur nuk kishte korrent, vuri në dukje se Policia Kosovare ndërmorri hetim por që derimë tani nuk ka shumë informacion rreth asaj se kush e sulmoi kishën.

"Para tri viteve kemi patur rast kur grabitësit hyrën në zyrën tonë, e grabitën dhe atëherë morën tre mijë dinarë. Mbrëmjen e sotme sulmuan kishën tonë dhe morën kutinë me kontribute vullnetare. Në atë kuti, mblodhëm para për korsitë që duhej të bënim, kishte sasi të madhe të hollash, nuk e di saktësisht se sa, por nga bisedat me njerëzit, mund të supozoj se ishin diku rreth 500-600 euro. Në oborr hapën kutinë dhe i morëm të hollat", tha At Vasiq.

Sikurse shton dëmi tashmë u rimbursua por mbetet frika pas.

Në Dobrotinë së fundi në ambulancë dhe tek kopshti një person shkruajti mbishkrimin “UÇK“, “Shqipëri“ dhe “Free Gaza“, ndërsa at Millani bën të ditur se banorët janë të shqetësuar për shkak të incidenteve të shpeshta.

“Ka mjaft frike mes njerëzve, më shumë janë të shqëtësuar se çfarë do të ndodhë, nuk është e thjeshtë. Nuk kemi parë as ndonjë patrullë policie që të kalojë në fshat. Ndoshta pas kësaj të jetë më ndryshe, por që tani kështu është”, thotë prifti.

Shton se me shpresën tek Zoti banorët në Dobrotinë do të mbijetojnë.

“Për këto 27 vite, nëse Zoti nuk do të ishte me ne dhe nuk do të na mbronte, askush prej nesh nuk do të kishte mbetur deri tani. Por shpresojmë tek Zoti dhe përmes kësaj shprese do të mbijetojmë dhe do t'i rezistojmë të gjitha presioneve", tha At Vasiq.

Zyra për K&M njoftoi se sulme të tilla janë rezultat i politikës ekstremiste dhe antisërbe të Prishtinës, ndaj kërkon reagim më vendimtar dhe konkret nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndëshkimin e ekstremistëve.