Misini: Për qytetarët e rajonit do të jetë e dobishme që të kenë standarte dhe ligje europiane

Škumbin Misini
Burim: Kosovo Online

Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të zbatojnë ndryshime domethënëse dhe t’i përputhin me normat europiane, por që udhëheqësia e tyre autoritariste i pengon në zbatimin e reformave.

“E rëndësishme është që të përmendet se pritet që Shqipëria dhe Mali i Zi në të ardhmen e afërt t’i bashkohen Unionit Europian, çka varet nga reformat e ardhshme dhe udhëheqësia e këtyre vendeve. Në të kundërt, vendet e tjera nuk i zbatojnë reformat, ndaj penalizohen gjatë proçesit të integrimit” tha Misini për Kosovo onlajn. 

Sipas fjalëve të tij, për qytetarët do të jetë e dobishme të kenë standarte europiane, zbatimin e ligjeve europiane, investime të huaja, institucione të pavarura të gjyqësorit dhe përmirësim të kualitetit të jetesës.

“Proçesi i integrimit has në kundërshti të liderëve autokratë të këtyre vendeve, që refuzojnë të zbatojnë reformat e domosdoshme për anëtarësi në Unionin Europian, si dhe tek interesat e disa shteteve komuniste që sigurojnë fonde financiare për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesi të ndalin integrimin e këtyre vendeve në Unionin Europian dhe kundër tij, Nato-s, vlerave europiane dhe të përafërta si këto”, ka thënë Misini.