Mojsilloviq: Për 24 shtatorin nuk kishte asnjë informacion që do të tregonte se diçka do të ndodhte
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq ka thënë sot se për 24 shtatorin dhe ngjarjeve në Banjskë, nuk pati asnjë informacion që do të tregonte se do të ndodhte diçka e keqe
“Nuk mund të flas për 23 shtatorin, sepse informacionet e inteligjencës dhe sigurisë për ngjarjen nisën të vinin më 24 shtator, herët në mëngjes, por mund të them me siguri se nuk kishte tregues që të ishte diçka e madhe, e ndërlikuar dhe komplekse. Situata ishte e rregullt, sipas raportit dhe çfarë mund të monitorojmë" tha Mojsilloviq për RTS kur u pyet se çfarë informacioni kishte në dispozicion për ngjarjen në Banjskë.
Mojsilloviq tha se informatat lidhur me ngjarjen kanë filluar të mbërrijnë mëngjesin e 24 shtatorit, përmes ekipit dezhurn operativ dhe fillimisht kanë qenë të kufizuara, jo të themelta, të plota jo precize.
“Ne jemi mbështetur në burimet tona të inteligjencës dhe kapaciteteve të sigurisë, në atë që mund të shikojmë dhe dëgjojmë nga pozicionet tona. Pata kontakte, fola me komandantin e KFOR për këtë temë dhe prej tyre nisëm të informoheshim nga terreni” tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të US.
Mojsilloviq shtoi se nuk ishte hera e parë që kriza të shkaktohet prej lëvizjeve të njëanshme dhe “të çmendura” të Prishtinës.
“Kemi pasur në orën tetë takim unë dhe bashkëpunëtorët e mi, ministri i mbrojtjes, drejtorët e agjencive, raportuam tek komandanti suprem për atë që dinim-rreth ngjarjeve në terren, se ka të lënduar dhe gjëra të ngjashme. Pas kësaj pasuan masat të cilat i aktivizova menjëherë” ka thënë Mojsilloviq.
Ky i fundit theksoi se më 24 shtator ka patur për detyrë-vendosjen plotësisht nën kontroll të zonës së sigurisë tokësore dhe sigurimin e linjës administrative me kapacitet të plotë duke vendosur në mënyrë parandaluese disa njësi të Ushtrisë së Sërbisë.
Pyetjes nëse kjo ishte e pazakontë, ai u përgjigj negativisht.
“Ky nuk është një urdhër i pazakontë, është në përputhje me ngjarjet në terren, sepse kemi parashikuar që kriza mund të përshkallëzohej, sepse u shkua në përdorimin e armëve të zjarrit në një pjesë të territorit të K&M”, theksoi gjenerali Mojsilloviq.
Ky i fundit shtoi se krizat prej gushtit të vitit të kaluar, nisën me intensitet të plotë dhe kur ato u rritën, çdo herë kishte më shumë forca të US në kuadër të dislokimit parandalues të njësive të ushtrisë sërbe.
Mojsilloviq theksoi se në atë moment US nuk kishte numrin më të madh në terren.
“As ‘de fakto’ nuk ishte gatishmëri e plotë luftarake, që do të thotë se të gjithë pjesëtarët bashkohen së bashku me pajisje, armatim dhe municione dhe presin për detyra të mëtejshme në përputhje me planet e Ushtrisë së Sërbisë. Këtu forca numerike ishte gjysmë më pak, nuk kishte rritje të forcës numerike, as gatishmërinë e plotë luftarake të Ushtrisë së Sërbisë” nënvizoi gjeneral Mojsilloviq.
I pyetur për komandantin e ri të KFOR, gjeneralin turk Ozkan Ulutash, i cili së shpejti do të marrë këtë detyrë, Mojsilloviq konstatoi se do të jetë komandanti i 28-të i këitj misioni të NATO dhe shtoi se pret takim pas marrjes së detyrës.
“Unë atyre përherë u kam ofruar zgjidhje, nga këndvështrimi i Beogradit, nëse institucionet e sigurisë apo lojtarët në terren të cilët në përputhje me të gjitha marrëveshjet me Kfor nuk e paranjohin si të tillë, policia kosovare dhe FSK, nuk duhet të vendosin nën kontroll, të tilla probleme dhe kriza do të ketë edhe në të ardhmen” ka paralajmëruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Mojsilloviq shtoi se pret dhe takimin në Beograd me komandantin e forcave të bashkuara të NATO, pas dorrëzimit të detyrës së komandantit të KFOR dhe se në këtë takim, do të prezantojë qëndrimet e Sërbisë për punën e mëtejshme.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq vazhdoi duke thënë se është konfirmuar vizita e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë në Sërbi, e cila, sipas tij, është e rëndësishme për të sqaruar të gjitha faktet, në radhë të parë për armatimin e Prishtinës.
0 komentet