Mojsilloviq më Ullutash: Presim që forcat ndërkombëtare të sigurisë të ndërmarrin hapat e nevojshme për de-eskalim

Mojsilović sa Ulutašom
Burim: Kosovo Online

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq, ka biseduar sot në Beograd me komandantin e ri të KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ullutash, dhe me këtë rast shprehu pritshmëritë se forcat ndërkombëtare të sigurisë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm. për të de-eskaluar situatën dhe mbrojtur trashëgiminë kombëtare, kulturore, historike dhe fetare sërbe.

Siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë, në takim është bërë fjalë për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet që mund të ndërmerren për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në ato hapësira

"Gjeneral Mojsilloviq në bisedë ka theksuar se Ushtria e Sërbisë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen ushtarako-teknike, Kfor njihet si formacioni i armatosur i vetëm legjitim në Kosovë e Metohi, dhe shprehu pritshmërinë se forcat ndërkombëtare të sigurisë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për de-eskalimin e situatës dhe mbrojë trashëgiminë kombëtare, kulturore-historike dhe fetare sërbe” thuhet në deklaratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e vendosura mes Ushtrisë së Sërbisë dhe KFOR, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimit të krizave, nën zbatimin e plotë dhe të paanshëm të mandatit që i është dhënë KFOR nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.