MPJ e Sërbisë kërkon reagim urgjent të komunitetit ndërkombëtar për mbylljen e ambulancave në Banjë dhe Grykën e Thatë

Beograd_231027_Ministarstvo spoljnih poslova 01
Burim: Kosovo Online

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sërbisë ka alarmuar publikun ndërkombëtar përmes rrjetit të vet konsulloro-diplomatik duke kërkuar reagim të qartë dhe reklamim për lëvizjet e fundit të njëanshme nga autoritetet në Prishtinë të drejtuara ndaj sërbëve, mëson Kosovo onlajn.

Inspektoriati Kosovar ka mbyllur mëngjesin e sotëm në ditën e të Premtes së Madhe ambulancat në fshatrat Banje dhe Gryka e Thatë dhe njëkohësisht prej shkollës fillore “Millun Jakshiq” në fshatin Banje dhe Shkollën Teknike në Sërbicë u hoqën tabelat.

Rreth sulmeve të reja ndaj komunitetit sërb MPJ e Sërbisë njohu publikun ndërkombëtar dhe korin diplomatik si dhe mbarë botën përmes Misionit pranë BE, ambasadat në shtetet anëtare të BE, Londrës, Uashingtonit dhe të të gjitha ambasadave të tjera dhe misioneve diplomatike të Republikës së Sërbisë në botë.

Sikurse mëson Kosovo onlajn, në dokument theksohet se lëvizjet e institucioneve në Prishtinë vendosin qëllimisht në pikëpyetje marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian të 14 marsit të vitit 2026, e cila duhej të siguronte funksionimin e pandërprerë të arsimit dhe kujdesit shëndetësor në zonat sërbe në Kosovë.

Në këto vlerësime, thuhet se kjo jo vetëm që shemb kornizën e dakordësuar, por dhe kredibilitetin e Unionit Europian si ndërmjetës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Theksohet se përfaqësuesi europian për dialog më herët theksoi se ky aranzhim ndali ndërprerjen e shërbimeve themelore publike dhe krizë potenciale humanitare, por që shembja e saj mund të kishte efekt të kundërt.

Në dokument paralajmërohet për shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut, pasi rreth 250 njerëz në dy fshatra sërbe mbetën pa qasje në kujdesin shëndetësor parësor, ndërsa fëmijëve u vështirësohet apo pamundësohet shkuarja në shkollat fillore.

Bëhet e ditur se lëvizje të tilla nuk konsiderohen raste të izoluara, por pjesë e modelit të gjerë presionesh ndaj komuniteteve sërbe dhe të tjera jo-shqiptare, si dhe ndaj institucioneve që u sigurojnë kushte bazike për jetesë.

Gjithashtu kujtohet ndalimi i disa sërbëve nga Gryka e Thatë mbi të cilët rëndon akuza e krimit të luftës nën supozimet se për këto nuk egzistojnë prova të mjaftueshme.

Në dokument apelohet tek bashkësia ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe zhvendosjes së popullsisë sërbe nga Kosova.