Nikoliq: Çelja e urës mbi Ibër nuk është çështje trafiku, ajo pasqyron gjithë ankthin e sërbëve

1
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq tha sot se ura kryesore në Ibër në Mitrovicën e Veriut nuk simbolizon asgjë të mirë për popullin sërb në Kosovë dhe theksoi se çelja e saj nuk është vetëm çështje e trafikut sepse sikurse tha, ajo urë pasqyron mbarë ankthin e sërbëve, transmeton RTV.

Nikoliq për rastin e vlerësimit të Unionit Europian se janë përmbushur kushtet për çeljen e urës për trafik, tha se ajo çka BE i qëndroi pranë kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurtit për çështjen e hapjen së urës në mënyrën që kjo të zbatohet duke i’a dorëzuar përgjegjësitë e tyre policisë kosovare, tregon se ata, sikurse tha ajo, dëshirojnë të shembin më tej bastionin e mbrojtjes sërbe.

"Në atë urë kaluan njerëzit tanë që po iknin nga terrori shqiptar. Në atë urë kalova dhe unë kur po ikja nga Prishtina, vendlindja ime. Ne përherë e kemi përjetuar atë si digë dhe si një vijën tonë të kuqe. Egzistojnë marrëveshje të qarta që BE i injoron, si dhe ato për të cilën është zotuar dhe kjo është marrëveshja e vitit 2014, ku egzistojnë rregulla të qarta që ajo urë mund të hapet për trafik dhe kjo përmes marrëveshjes me dialog", theksoi Nikoliq raporton Tanjug.

Ajo kujtoi se në dialogun Beograd-Prishtinë u dakordësua që duhet të egzistojë kufizim administrativ të Suhadollit të cilin, sikurse tha, në BE dhe EULEKS askush nuk e përmend, ndonëse ata janë të detyruar që ta zbatojnë.

Sikurse spegoi, së pari ishte e nevojshme të bëhej demarkacion administrativ i Suhadollit dhe të bëheshin të gjithë parametrat e sigurisë që janë të vlefshme që ajo urë të çelet.

Nikoliq kujtoi se drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, i përcolli letër të dërguarit special të BE për dialog Peter Sorensen për qëllimin e çeljes së urës dhe bëri pyetjen kyçe se cilat janë rreziqet e sigurisë që janë hequr që ajo urë të mund të hapet për trafik.

"Ata mbajtën qëndrim të qartë dhe kjo tregon se Albin Kurti nuk është vetëm, sepse nëse dikush nga bashkësia ndërkombëtare dëshironte t’a ndalte, mund t’a ndalte. Të gjitha raportet që marrin nga shërbimet kosovare, asnjë sërb nuk mund të shkruajë asnjë raport sepse nuk punon aty dhe atëherë ata shkruajnë çfarë t’u pëlqejë dhe e dorrëzojnë si raport zyrtar", tha Nikoliq.

Kjo e fundit theksoi se pushteti në Prishtinë injoron demarkacionin administrativ të Suhadollit sepse qëllimi i tyre është lidhja e pjesëve veriore e jugore të Mitrovicës, që t’a bëjnë marrëveshjen dhe dialogun e Brukselit të pakuptimtë.

“Ura mbi Ibër kapërcen vendimet e një kuvendi vendor që ata tani duan t’a zbatojnë duke thënë se të gjitha kushtet e sigurisë janë të mira”, tha Nikoliq.

Sipas mendimit të saj, ky rast tregon sërish se qëllimi i Prishtinës është që gjithçka sërbe në Kosovë t’a shembë, përfshirë kishën dhe traditën.