Nikoliq: Populli sërb në Kosovë loton për liri

1
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq u shpreh se situata në Kosovë portretizohet me realitet të rëndë me të cilën populli sërb përballet prej dekadash e veçanërisht në pesë vitet e fundit, transmeton RTS.

Nikoliq tha se situata e sigurisë është “pika më e rëndë” dhe populli në Kosovë para së gjithash loton për liri.

"Në pesë vitet e fundit, nga viti 2021 deri në vitin 2026, kemi pasur më shumë se 800 sulme me motive etnike. Ju çdo lajm që e ndiqni nga zona e Kosovës e Metohisë e shikoni si ndonjë ngjarje të rëndë për popullin sërb", tha Nikoliq për Radio Beogradin.

Ajo shtoi se mbyllja e institucioneve është tentativë e përllogaritur nga Albin Kurti për t’a bërë të pakuptimtë Bashkësinë e Komunave Sërbe, që është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit me synim që tema e dialogut të minimizohet plotësisht.

Duke komentuar ndalimet e vazhdueshme të sërbëve dhe akuzat për krime lufte, theksoi se bashkësia ndërkombëtare kthen kokën dhe me heshtjen e vet miraton lëvizjet e Prishtinës.

"Shumë procedura që zhvillohen padrejtësisht, zhvillohen me dy dëshmitarë. Gjyqet e montuara tregojnë se Albin Kurti dhe pushteti në Prishtinë bëjnë çfarë dëshirojnë. Ata kanë nën patronatin e vet policinë, gjykatat dhe prokurorët. Aty nuk të gjykon ligji por politika", tha Nikoliq, raporton RTS.

Duke speguar zhvillimet e fundit në lidhje me urën e Ibrit, ajo edhe një herë paralajmëroi se transferimi i juridiksionit nga KFOR tek Policia Kosovare përdoret si tentativë për shembjen e "bastionit të fundit të sovranitetit në atë pjesë të territorit".

Nikoliq vuri në dukje dhe rastin e fundit të arrestimit të Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren pranë Zubin Potokut, duke thënë se bëhet fjalë për provokim të pastër dhe arrestim "vetëm sepse është sërb".

Ajo vuri në dukje se mandati teknik i qeverisë aktuale në Prishtinë nuk përjashton zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, as nuk e liron bashkësinë ndërkombëtare nga detyrimi i saj për të ndërmjetësuar.

"Ky është detyrimi i tyre ndërkombëtar dhe bashkësia ndërkombëtare është e detyruar, si ndërmjetëse, t'u kujtojë detyrimin që kanë. Ne kemi bërë gjithçka, tani i takon Prishtinës të bëjë të vetën", tha Nikoliq, duke shtuar se BKS mbetet detyrim ndërkombëtar pavarësisht rrethanave politike në Prishtinë.

Duke folur për përvojën e vet personale dhe pozitën e më të rinjve, vuri në dukje se fëmijët sërbë në Kosovë rriten në kushte plotësisht të pasigurta dhe pas telave.

Veçanërisht vuri në dukje të dhënat shqetësuese mbi sigurinë e grave në Mitrovicën e Veriut, veçanërisht në orët e mbrëmjes, së bashku me kritikat e drejtuara ndaj një pjese të sektorit civil në Sërbinë qëndrore.

"Zyra për Kosovë e Metohi është aty sigurisht gjithmonë në lartësinë e detyrës, por organizatat joqeveritare në Sërbinë qëndrore nuk flasin për këtë, as nuk u intereson çka është dëmtuese, sepse mendoj se-kur bëhet fjalë për popullin tonë, të gjithë duhet të jemi të bashkuar", konkludoi Nikoliq.