Një autoambulancë tjetër është mbajtur në Jarinjë, nuk i lëshojnë as KM regjistrimet nga nëntori
Autoambulanca nga Mitrovica Veriore ka qëndruar në vendkalimin Jarinje që nga ora 12 për shkak se policia e Kosovës nuk e lejon shoferin të kalojë, me shpjegimin se regjistrimi i tij me targa KM nuk është i vlefshëm pasi që ishte vazhduar më 26 nëntor të vitit të kaluar, disa ditë pasi u arrit një marrëveshje për këtë çështje në Bruksel.
Pas vendimit të papritur të policisë së Kosovës për të mos lëshuar në qarkullim automjetet me targa KM, të cilat kishin vazhduar regjistrimin e tyre në muajin paraprak, sot, siç raporton korrespondenti i Kosovo Online, në Jarinjë ka një konfuzion shtesë.
Serbët e veriut që ngasin automjetet me targa KM, sipas marrëveshjes nga Brukseli nga 23 nëntori mund të vazhdojnë regjistrimin pa problem, por policia e Kosovës papritmas e shkeli në mënyrë të njëanshme atë marrëveshje. Sipas lajmeve të fundit nga vendkalimi, ata tani nuk po pranojnë asnjë automjet me targa KM të cilit i është vazhduar regjistrimi pas datës 23 nëntor.
Për të kujtuar, marrëveshja ishte që Beogradi të mos lëshonte targa të reja, dhe Prishtina të ndalojë zbatimin e vendimit për riregjistrim të detyrueshëm në targat RKS deri në njoftimin e dytë. Vazhdimi i vlefshmërisë së targave të vjetra nuk është i diskutueshëm sipas marrëveshjes, por Prishtina, siç duket, pavarësisht e ka braktisur këtë marrëveshje.
Në këto momente, siç raportojnë korrespondentët e Kosovo Online, në veriun qarkullimi me targa KM është i reduktuar. Në Jarinjë, automjetet të tilla shfaqen në numër shumë të vogël, sepse ka pasur një konfuzion i madhë dhe njerëzit nuk e dinë se si do të reagojë më tej policia e Kosovës, pasi që ditëve të fundit disa herë i ka ndryshuar “rregullat”.
komentet