Një shqiptar ka sulmuar me thika dhe kërcënime fëmijët serbë në Mitrovicën e Veriut

Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Një shqiptar ka sulmuar sot me thika fëmijët e serbit Nenad O. teksa ata ishin duke luajtur në këndin e lojërave në Mikronasele në Mitrovicën e Veriut, ka njoftuar sot drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

"Sot rreth orës 17:50 në lagjen Mikronasele në Mitrovicë janë sulmuar fëmijët e Nenad O. teksa po luanin në këndin e lojërave. Një person i nacionalitetit shqiptar ka nxjerrë dy thika dhe ka sulmuar fëmijët serbë duke bërtitur me kërcënime të frikshme. Ai theksoi se fëmijët arritën të iknin në një ndërtesë afër”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Ai ka theksuar se ky është sulmi i 16-të ndaj fëmijëve serbë në Kosovë që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit.

“Kërcënimi i tij se serbët do të vuajnë dhe do të paguajnë padyshim vlen edhe për fëmijët serbë. Është e qartë se ku po çon politika ekstremiste e Kurtit”, tha Petkoviq.