Një student kinez erdhi në veri të Kosovës për të mbështetur popullin serb

Kinez u Leposaviću Han Migji
Burim: Kosovo Online

Serbët në veri të Kosovës prej shtatë ditësh po protestojnë në mënyrë paqësore para ndërtesave të komunës ku kanë hyrë kryekomunarët e rinj, shqiptarë, me ndihmën e forcave speciale të Kosovës, dhe në këtë kanë marrë mbështetje edhe nga një - një kinez.

Han Mingji, me origjinë nga provinca kineze e Anuhit, studion në Itali dhe aktualisht ndodhet në Leposaviq, ku ka ardhur për të mbështetur serbët, pasi siç thotë ai për Kosovo online, ata kanë të drejtë.

“Unë studioj në Itali, më interesojnë temat politike, kam dëgjuar se çfarë po ndodh këtu, që kryekomunarët e rinj janë shqiptarë, se ka konflikte. Doja të vija të shikoja se çfarë po ndodhte”, thotë ai.

Italia, thotë ai, nuk është larg, fillimisht ka udhëtuar për në Mal të Zi, e prej andej me autobus në Prishtinë dhe Mitrovicë, ndërsa tani është në Leposaviq.

“Situata është e komplikuar, nuk di shumë detaje për gjithçka, por ata që protestojnë kanë të drejtë. Në Prishtinë janë shqiptarë, por këtu janë serbe, jo shqiptarë, prandaj edhe kryetarët e komunave duhet të jenë serbë. Nuk është mirë që janë shqiptarë”, është i bindur ky i ri.

Është mirë, thotë ai, që nuk ka dhunë, e posaçërisht thekson se nuk ka pasur asnjë problem askund në veri.

“Ndihem i mirëpritur, u përshëndeta në mënyrë miqësore mes serbëve në Leposaviq”, shton ai.

Rruga nga veriu i Kosovës e çon më tej në Serbi, në Nova Varosh dhe më pas në Beograd, dhe pastaj kthehet në Itali.