O’Brajan: Tani është rasti që të propozohet vizioni sesi sërbët të mund të jetojnë në Kosovë
Ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euroazinë në Departamentin e SHBA Xhejms O’Brajan ka folur për RTS rreth dialogut strategjik mes SHBA dhe Sërbisë duke theksuar se çështja e Kosovës është një prej më të ndjeshmet duke parë se qeveria e Sërbisë dhe ajo e SHBA për këtë çështje nuk pajtohen.
“Dialogu strategjik mes SHBA dhe Sërbisë është rast për dy qeveritë tona që të bashkëpunojnë në programet që do të jenë të përhershme. Kjo është shenjë pjekurie e marrëdhënieve tona. Presidenti Vuçiq ka bërë të ditura temat e tij të rëndësishme, ku në këtë listë janë gjashtë apo shtatë të tilla dhe kjo do të bëhet në mënyrën në të cilën mund të bashkëpunojmë afatgjatë”,ka thënë O’Brajan.
Ky i fundit vlerësoi se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë një prej çështjeve më të ndjeshme duke parë se qeveria e Sërbisë dhe SHBA në këtë çështje nuk pajtohet.
O’Brajan ka theksuar se deri më tani egziston mundësi që të propozohet vizioni sesi sërbët të mund të jetojnë në Kosovë.
“Qëndrimi ynë është i tillë që egziston mundësi që të propozohet vizion sesi sërbët të mund të jetojnë brenda Kosovës si komunitet, por dhe si qytetarë me të drejta të plota të Kosovës. Dialogu strategjik është mundësi për t'u siguruar se egziston mirëkuptim i plotë i pozitave të të gjitha palëve. Vendimet do të jenë tek populli i Sërbisë dhe ata do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të ndërmarrin hapa që Europa pret, pra njohjen e kufijve. Mendoj se ky dialog do të jetë një nga mjetet me të cilat do të mund të shmangim keqkuptimet” theksoi O’ Brajan.
Ky i fundit vërren se shpesh krijohej përshtypja se puna e qeverive nuk jepte efekte, por ishte e nevojshme që bisedimet të vazhdonin për të parë se cilat ishin problemet reale.
Me ndryshimin e administratës, shton ai, SHBA do t’i kushtojë vëmendje nevojave të Kosovës për të pasur sukses në aspiratat e saja, por dhe në atë që sërbët në këto hapësira të jetojnë mirë dhe cilësisht sikurse janë rastet me komunitetet në mbarë Europën që jetojnë në vendet në të cilat nuk kanë lindur.
"Nëse bisedohet, të gjitha problemet mund t'i zgjidhim", ka thënë O’Brajan.
Kur është fjala për formimin e BKS, O’Brajan thotë se egziston mundësi që dhe kjo të realizohet.
“Është bërë punë e mirë dy vitet e kaluara në kuadër të dialogut nën mbështetjen e BE, kur është fjala rreth zgjidhjeve praktike, kështu që njerëzit mund të lëshojnë çertifikata lindjeje, martese, arsimore, shkresa të pagesës së pensionit dhe gjithçka tjetër. Mendojmë se progresi po shikohet në praktikë, si në dialogun tonë strategjik, ashtu dhe përmes dialogut nën patronazhin e BE. SHBA do të ofrojë gjithë mbështetjen”, konkludoi O’Brajan.
Ky i fundit preku dhe sanksionet ndaj NIS.
“Nuk e bëjmë ne këtë në Sërbi. Vendosëm sanksione për më shumë se 300 firma ruse. Nafta paguan dhe financon agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia bleu NIS me çmim mjaft të ulët në qendër të krizës financiare dhe ne do të donim që ajo rrjedhë e burimeve të ndalej dhe i kemi premtuar qeverisë sërbe se nuk do t’i ndalet furnizimi me naftë Sërbisë dhe besojmë se ajo do të përfitojë nga kjo. I vetmi kusht është që të mos ketë rjedhje të hollash drejt Rusisë dhe ne nuk dëshirojmë që ajo të menaxhojë këtë firmë kyçe në Sërbi. Që pjesëmarrja e Rusisë në këtë kompani të jetë zero” thotë ai.
O'Brajan: Krijoni hapësirë në të cilën të dëgjohet zëri i sërbëve në Kosovë, e veçanërisht në veri
O'Brajan sot dhe në një intervistë për Kurir, ka folur rreth raporteve sërbo-amerikane dhe çështjen e Kosovës, duke theksuar se është i ndjeshëm se egzistojnë probleme të caktuara kur është në diskutim dialogu Beograd-Prishtinë.
“Jam i ndjeshëm se egzistojnë probleme të caktuara por ja se çfarë është thelbësore-të dy palëve u nevojitet kjo. Kosova rrezikon të jetë e izoluar nga të gjitha integrimet europiane. Kur udhëtoni nga Sërbia përmes Kosovës është e qartë se aty nuk egzistojnë kushte për investime të mëdha komerciale. Nevojiten investime dhe të dy palët në këtë, janë partnerë natyral dhe kjo do të vijë me kohën dhe me njohje të caktuara por që duhet të punohet tek kjo”, tha ai.
Njëkohësisht theksoi se Kosovës dhe Sërbisë u nevojiten zgjidhja e këtyre çështjeve egzistuese për rrugë normale europiane.
“Vitet e fundit, liderëve u është dashur të dakordësohen për çdo hap të vogël, pasi çdo hap të ketë rëndësi të madhe politike. Sot, nën Bashkim Europian më aktiv në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se mund të bëjnë disa gjëra për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Këtë nevojiten t’a bëjnë për eurointegrimin e tyre dhe jo në kuadër të disa negociatave speciale. Kjo do të duhej të krijojë hapësirë në të cilën do të dëgjohet zëri i sërbëve në Kosovë, veçanërisht në veri. Në këtë kontekst, presidenti më inkurajoi duke thënë se autorët e dhunës në veri të Kosovës do të mbajnë përgjegjësi. Ne po bashkëpunojmë dhe me autoritetet në Prishtinë që ata të sigurojnë llogaridhënie dhe sundim të ligjit. Pra, punojmë me të dy palët, por sa i përket Sërbisë, kjo do t’u mundësojë sërbëve në Kosovë të kenë zërin e tyre, duke e ditur njëkohësisht se kanë mbështetjen e të tjerëve, sesi dhe ata të pyesin në atë sesi dëshirojnë të jetojnë” beson ai.
Përsa i përket raporteve sërbo-amerikane, këtu kemi dy aspekte thotë O'Brajan.
“Një është i lidhur me Kosovën. Dëshirojmë që sërbët si komunitet në mbarë Kosovën e veçanërisht në veri, të kenë zërin e tyres. Dhe jo të flasin në atë apo këtë mënyrë sikurse thonë si në njërin apo tjetrin kryeqytet, por të kenë të drejtat sikurse kanë qytetarët dhe në shoqëritë demokratike. Kjo është masë për politikën amerikane. Përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe, ajo çka kemi thënë me mbërritjen e ndihmës sekretarit të shtetit Riçard Verm është se do të kemi dialog strategjik me qeverinë sërbe. Besojmë se është e rëndësishme t’a themi këtë tani në fund të administratës së Bajdenit pasi kemi dëshiruar të tregojmë se qoftë administrata demokrate dhe ajo republikane, mbështesin fuqishëm raportet dypalëshe. Nuk dëshirojmë që të duket që njëra parti apo tjetra të marrë përgjegjësinë pasi në Amerikë të dy partitë besojnë se marrëdhëniet e forta, janë të rëndësishme si për vendin tonë, ashtu dhe për Sërbinë. E ardhmja është dritë dhe duhet të punojmë tek problematikat që egzistojnë”, tha ai.
0 komentet