Orlliq me Bajramovin: Qëndrimi i Azerbajxhanit për mosnjohjen e Kosovës nuk do të ndryshojë

Orlić sa Bajramovim
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Kuvendit Popullor të Sërbisë Vlladimir Orlliq ka mbajtur takim me ministrin e punëve të jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov në të cilën ministri azerbajxhanas konfirmoi se vendi i vet mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë ashtu sikurse dhe qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës ngelet i pandryshuar.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e Qeverisë së Sërbisë, Orlliq dhe Bajramov kanë shprehur kënaqësinë për takimin e përsëritur i cili erdhi pas takimit të mbajtur gjatë vizitës së fundit të kryetarit të Kuvendit të Sërbisë në Baku.

Të dy konstatuan se marrëdhëniet e Sërbisë dhe Azerbajxhanit janë të bazuara në partneritetin strategjik dhe miqësinë e sinqertë, para së gjithash falënderojmë dy presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Ilham Aliev. Gjithashtu kanë përshëndetur dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në fusha të shumta dhe infrastrukturore, si dhe dialogun dinamik politik në të gjitha nivelet.

Orlliq dhe Bajramov gjatë takimit deklaruan se Sërbia dhe Azerbajxhani në vazhdimësi respektojnë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Bajramov edhe një herë konfirmoi se Azerbajxhani mbështet pa mëdyshje integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë dhe se qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk do të ndryshojë, për çka Orlliq e falënderoi, duke thënë se Sërbia vlerëson thellësisht qëndrimin e qartë të shprehur nga Azerbajxhani para Këshillit të Europës.


“Kur është fjala për respektimin e të njëjtave parime, Sërbinë llogariteni në mbështetje”, tha Orlliq.

Ai ka shfrytëzuar rastin që t’a informojë ministrin Bajramov në detaje për gjendjen e rëndë në Kosovë.

“Albin Kurti jo vetëm që nuk e ndal terrorin ndaj popullit sërb, por edhe e përforcon atë. Njëkohësisht refuzon vazhdimin e dialogut i cili meriton dënimin e qartë të të gjithë aktorëve në botë. Qëndrimet tona shtetërore janë të qarta dhe të shprehura me fjalët e presidentit të Republikës Aleksandar Vuçiq: ne qëndrojmë për paqen, dëshirojmë stabilitet për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për dialog. Në të njëjtën kohë, ne gjithmonë do të respektojmë Kushtetutën tonë, vendin tonë dhe do të luftojmë për popullin tonë. Faleminderit Azerbajxhanit mik që këtë e ka kuptuar përsosmërisht”, theksoi Orlliq.

Bajramov përshëndeti politikën shtetërore që zbaton Sërbia-sovrane dhe e pavarur, me të cilën, siç theksoi, pak vende mund të mburren. Ai gjithashtu përshëndeti sukseset ekonomike dhe infrastrukturore të Serbisë dhe përpjekjet e bëra për ruajtjen e paqes në rajon.