Përfaqësuesit e Listës Sërbe me Kasanofin dhe Hovenierin: E nevojshme pjesmarrja aktive e SHBA në mbrojtjen e sërbëve

Predstavnici Srpske liste sa Kasanofom i Hovenijerom
Burim: Srpska lista

Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari i saj Zllatan Ellek është takuar sot në Prishtinë me ndihmës zv sekretarin amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor Aleksandër Kasanof dhe me ambasadorin e SHBA në Prishtinë Xhefri Hovenier.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe në takim është vënë në dukje pozita jashtëzakonisht e rëndë e popullit sërb në Kosovë për shkak të akteve të njëanshme, eskaluese dhe antisërbe që ka ndërmarrë rregjimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti me synim persekutimin e gjithçkaje sërbe.  

"Delegacioni ynë ka vënë veçanërisht në dukje se sërbëve po u mohohen të gjitha të drejtat me synim që t’u ndalet praktikisht jetesa dhe se regjimi në Prishtinë shkel madje dhe rregullat e veta vetëm e vetëm që t’u shkaktojnë dëme sërbëve. Kështu që u merren pronat, arrestohen ndërkohë që në paraburgim mbahen prej muajsh sërbë të pafajshëm, rrahin fëmijët sërbë, u ndalohet veprimtaria institucioneve prej të cilave varet egzistenca e popullit sërb. Dhe e gjitha kjo para syve të bashkësisë ndërkombëtare", bëhet e ditur në njoftim.

Në njoftim thuhet se delegacioni i Listës Sërbe ka kërkuar dhe një herë që SHBA të përfshihet aktivisht dhe të mbrojë të drejtat e popullit sërb, të insistojë në respektimin e marrëveshjeve të Brukselit, veçanërisht për çështjen e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën sërbët e presin prej 11 vitesh.