Përshëndetja shqiptare - shqiponja dykrenare në postimin e Komandës Ushtarake të Vjenës

Albanski pozdrav u uniformi austrijske vojske
Burim: FB Katolička župa Vojne komande Beč

Në një postim në faqen në Facebook të Famullisë Ushtarake Katolike të Komandës Ushtarake të Vjenës, është postuar një foto e ushtarëve austriakë, njëri prej të cilëve ka bashkuar duart në shenjën e “shqiponjës shqiptare”.

“Mësim fillestar dhe lutje me 192 ushtarë të rinj të Kompanisë së II-të të Gardës në javën e dytë të stërvitjes. Fat i mirë ushtarak dhe Zoti ju bekoftë! Ku jemi ne, aty janë trupat, ku janë trupat, jemi ne”, është mesazhi i shoqëruar me fotot e publikuara nga kazerma “Radecki” në Horn.

Në njërën prej tyre, mes ushtarëve të rreshtit të dytë qëndron njëri nga ushtarët që bashkoi pëllëmbët në shenjën e njohur të “shqiponjës shqiptare”.

Për njoftimin ka reaguar Maksimilian Kraus, kreu i Komitetit të Politikës së Jashtme të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Vjenë.

Ai në rrjetin social “X” ka pyetur zëdhënësin e ushtrisë austriake, Majkl Bauer – “pse një ushtar austriak me uniformë tregon përshëndetjen shqiptare”.

Bauer reagoi dhe shkroi shkurt:

"Do ta sqaroj atë".